23-vjeçarja shqiptare në Ankona denoncon të atin: Më përdhunoi 8 vjet rresht

Një vajzë 23 vjeçare, bijë e një familje emigrantësh shqiptarë rezidentë në komunën Vallesiana në provincën e Ankonës ka denoncuar babain e saj 50 vjeçar, me akuzën e dhunës seksuale ndaj saj.Sipas dëshmisë së vajzës, i ati e ka përdhunuar rregullisht, që nga mosha 9 vjeçare deri më vitin 2011, kur ajo ka mbushur 18 vjeç e ka vendosur të largohet për të vazhduar studimet jashtë territorit italian.Vetëm pas 5 vitesh vajza ka gjetur kurajon të rrëfejë se babai e përdhunonte rregullisht çdo mëngjes para se të shkonte në shkollë e se as nëna e saj e as motra më e vogël nuk kanë kuptuar kurrë asgjë çka ka ndodhur.Motra e saj gjithashtu ka pohuar se shpesh herë në mëngjes kur zgjohej e motra nuk gjëndej në krevat pranë saj.Denoncimi i kësaj ngjarje ka ardhur pas një udhëtimi disa ditor të vajzës pranë familjes së saj e cila jeton në komunën Vallesiana të Ankonës.Me urdhër të prokurorit Carlo Cimini, është ekzekutuar urdhër-arresti me burg ndaj babait 50-vjeçar shqiptar.Me anë të avokates mbrojtëse Alessia Bartolini ai ka mohuar gjithçka duke i konsideruar këto akuza fallso e të sajuara për qëllime ekonomike.Sipas tij e bija kërkon një mbështetje financiare nga familja për të vazhduar studimet universitare jashtë Italisë, por ai nuk e mbështet këtë kërkesë të saj e pretendon rikthimin e vajzës pranë familjes.