Nis punimet Asambleja e Mesdheut, personalitete të larta sot në Tiranë

Kuvendi i Shqipërisë bën të ditur se personalitete të larta marrin pjesë në punimet e sesionit të 10-të Plenar te Asamblesë Parlamentare të Mesdheut.Nëpërmjet një deklarate për mediat të mërkurën në mbremje, Kuvendi i Shqiprisë ben te ditur se personalitete të larta marrin pjesë në punimet e sesionit të 10-të Plenar të Asamblesë Parlamentare të Mesdheut (PAM).Në njoftimin e Kuvendit të Shqipërisë thuhet se “Një numër i lartë personalitetesh do të marrin pjesë në punimet e sesionit të10-të Plenar të Asamblesë Parlamentare të Mesdheut (PAM). Punimet do të zhvillohen në datat 18-19 shkurt 2016”.“Në  çeljen   e punimeve   do   të   mbajë   një   fjalë   përshëndetëse   Kryetari   i   Kuvendit   të Shqipërisë, Ilir Meta, Kryeministri i Shqipërisë,  Edi Rama, Presidenti i PAM-it, Sen. Lhou Lmarbouh. Gjithashtu, do të transmetohet dhe një video-mesazh  i Ban   Ki-moon,   Sekretar   i   Përgjithshëm   i   Kombeve   tëBashkuara”, thuhet në njoftimin e Kuvendit të Shqipërisë.

Lista e personaliteteve

Marrë nga: ATA