Pritje për Pavarësinë, Ambasadori Lladrovci nënvizon nevojën e dialogut me Serbinë

Tetë vjet më parë, hartës së kontinentit të Europës, iu shtua edhe shteti i ri i Kosovës, e njohur deri më tani nga 111 vende të botës.Ambasada e Kosovës në Tiranë, zhvilloi me këtë rast, një ceremoni të veçantë, ku morën pjesë autoritetet më të larta të vendit, Presidenti i Republikës Bujar Nishani, Kreu i Kuvendit Ilir Meta, Kryeopozitari Lulzim Basha, ministra, ish Kryeministri Berisha, deputetë, përfaqësues të trupit diplomatike dhe figura të tjera të njohura.Ramiz Lladrovci,i ngarkuar me punë i ambasadës së Kosovës në Shqipëri, tha se pavarësia e Kosovës e ka bërë rajonin më të qëndrueshëm, dhe nënvizoi se nevojën e dialogut Kosovë-Serbi.“Duhet parë edhe dialogu Kosovë-Serbi i ndërmjetësuar nga Bashkimi Europian. Ky dialog është vlerë europiane. Normalizimi i marrëdhënieve të institucioneve midis vendeve të rajonit është e vetmja alternativë”.Lladrovci tha se Kosova shpreson në liberalizmin e shpejtë të vizave.“Pas nënshkrimit të marrëveshjes së stabilizim-asocimit ne besojmë fort se shumë shpejt edhe Kosova do ta pranojë vendimin e liberalizimit të vizave.”Procesi i Berlinit u cilësua nga Lladrovci si një instrument vendimtar për integrimin e shpejtë të rajonit në BE.bash nishani met lu berish ndroq/Oranews.tv/