Beqaj: 6 javë afat inspektorëve që s'marrin masa për zbatimin e ligjit antiduhan

Nëse në Tiranë lokalet zbatojnë ligjin antiduhan, në qytete të tjera kanë nisur shkeljet.Situata është problematike në Shkodër, Lezhë dhe Berat ku në bare dhe restorante janë shënuar raste të konsumimit të duhanit në ambjente publike.Ministri Beqaj i ka lënë një afat deri në 31 mars inspektorëve që të kryejnë kontrolle dhe çdo neglizhencë do të sjellë largime nga puna.Beqaj: Nëse zbatimi i kontrollit të duhanit është më i miri në Tiranë, nuk është vetëm se brenda Unazës ligji zbatohet më mirë, por se gjysma e gjobave ishin vënë në Tiranë, në raportin rreth 290 me 140.Pra, ja që zbatimi i ligjit ka edhe këtë pjesë! Nuk është qëllimi jonë që të vendosim gjoba. Por, ama, nuk mund të them të njëjtën gjë në qarqe të tjera. Dhe, minimalisht, unë jam i pakënaqur nga zbatimi i këtij ligji në tre qarqe, në Shkodër, në Lezhë dhe Gjirokastër. Drejtuesit por edhe trupat inspektuese të këtyre 3 qarqeve kanë afat deri më 31 mars. Në qoftë se në 6 javët që kanë mbetur nuk bëjnë ndryshim radikal të zbatimit të ligjit, nga inspektori e tek e gjithë trupa inspektuese, me status apo pa status, me shërbim apo pa shërbim civil, puna jonë ballafaqohet tek qytetarët.Autoritetet e Shëndetësisë bëjnë të ditur se do të ketë rritje të gjobave për duhanpirësit dhe subjektet që shkelin ligjin.Beqaj do të kërkojë bashkëpunimin e deputetëve të Komisionit të Kuvendit për Punën Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë, pasi në muajt e ardhshëm do të ketë sërish ndërhyrje në ligjin "Për mbrojtjen e shëndetit nga produktet e duhanit".Beqaj:Një falënderim edhe për deputetët e Komisionit të Shëndetësisë për ndihëm e veçantë që na dhanë kur miratuam në 2014 ligjin, dhe duke u thënë atyre se e kemi përsëri të nevojshmë të rikthehemi në Kuvend për të përmirësuar ligjn, sepse realisht, kemi disa subjekte të cilat, edhe pse në mes të Tiranës, kanë marrë 5-6 gjoba i kanë paguar ato.Me sa duket, përfitimet që kanë nga shkelja e ligjit janë më të mëdha se sa një gjobë 3 milionëshe që ne u vendosim. Ndoshta, në këtë pjesë na duhet të rikthehemi, pasi të kemi gjetur edhe një model të saktë ligjor por ne po mendojmë që të kërkojmë një lloj inkrementaliteti në gjobvënien e përsëritur. Ende po shohim modele të vendeve të ndryshme, por sigurisht, do të na duhet edhe mbështetja juaj në Komisionin e ShëndetësisëDeklaratat Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, i bëri gjatë analizës vjetore të Inspektoriatit Shtetëror Shëndetësor që raportohn se për një vit janë kryer 27.550 inspektime në të gjithë vendin.