Abbas viziton Pekinin
Presidenti palestinez Mahmoud Abbas ka mbërritur në Pekin për bisedimet, që do të fokusohen në paqen e Lindjes së Mesme.Abbas pritet ta takojë presidentin Xi Jinping dhe zyrtarë të tjerë kinezë.Vizita e Abbasit vjen një ditë para asaj të kryeministrit Benjamin Netanyahu.Netanyahu do të zhvillojë bisedime me kryeministrin Li Keqiang mbi çështjet që kanë të bëjnë me Iranin dhe Sirinë.Izraeli dëshiron që Pekini të imponojë sanksione më të ashpra mbi Iranin në një përpjekje për të ndaluar programin bërthamor të Teheranit.Ministria e Jashtme Kineze tha se nuk ka ndonjë plan të takimit mes Abbasit dhe Netanyahut.Abbas i tha agjencisë së lajmeve Xinhua se planifikon që t’i njoftojë liderët kinezë në lidhje me pengesat e bisedimeve izraelito-palestineze dhe për t’iu kërkuar “që ta përdorin raportin me Izraelin për të larguar vështirësitë, që pengojnë ekonominë palestineze”.