Vriten 16 miltantë dhe dy ushtarë pakistanezë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Maj 2013, 11:59
Ushtria e Pakistanit ka deklaruar se nga përleshjet e trupave ushtarake me militantët në vendin e trazuar të zonave fisnore janë vrarë 16 militantë dhe dy ushtarë pakistanezë.Qeveria nisi një ofensivë kundër kryengritësve në luginën e trazuar Tirah.Tirah është një territor malor, strategjik, në kufi me Afganistanin.Militantët po përpiqen të fitojnë kontrollin e Tirahit, që nga janari, por ata janë shtyrë nga forcat qeveritare që kanë nisur një ofensivë ajrore dhe tokësore në zonë.