Hungari, nis sot punimet Kongresi Botëror Hebre
Pritet të nisë sot punimet në kryeqytetin hungarez Kongresi Botëror Hebre.Ndërkohë qindra mbështetës të forcave të ekstremit të djathtë në Hungari dolën në rrugët e Budapestit për të kundërshtuar mbajtjen e Kongresit.Protestuesit hodhët parrulla ksenofobe kundër komunitetit hebre, që dikur në Hungari përbënte një numër të konsiderueshëm banorësh.Protesta u zhvillua pavarësisht se autoritetet vendase refuzuan të japin leje për të, duke e cilësuar të paligjshme.Mediat vendase raportuan se gjatë marshimit të ekstremistëve nuk ka janë regjistruar incidente.Asambleja vjetore hebraike do të çelë punimet e saj sot në Budapest. Në Hungari gjuha anti-semite është përshkallëzuar në vitet e fundit, pavarësisht se vendi është një anëtare e Bashkimit Europian.