Portugali, protesta kundër planit të shpëtimit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Maj 2013, 14:00
Portugezët janë hedhur në protesta pas reformave të reja në ekonomi. Tani mosha e daljes në pension është rritur në 66 vjet, janë rritur orët e punës së nëpunësve civilë nga 35-40, si dhe është reduktuar numri i tyre nga 30 mijë në 700 mijë.Në këmbim, Portugalia kualifikohet për lëvrimin e miliarda eurove në kuadër të planit të shpëtimit. Por këto masa janë cilësuar si të papërballueshme nga portugezët, e ndërsa vendi i tyre mbetet i zhytur në recesion, me papunësinë në më shumë se 17 për qind.Vendi në vitin 2011 ra dakord për të zbatuar masat shtrënguese në këmbim të një marrëveshjeje shpëtimi në vlerë prej 78 miliardë dollarë nga Bashkimi Evropian dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar.