Luftime në Irak, vriten 14 kryengritës

Të paktën 14 kryengritës u vranë në një aksion kundër kryengritësve në Irakun verior, njoftojnë autoritetet.Dhjetë njerëzit të kërkuar u arrestuan në operacionin ushtarak në qytetin e Mosulit, rreth 400 kilometra në veri të Bagdadit.Në fillim të kësaj jave, kryeministri Nuri al-Maliki u zotua që të godasë milicitë pas një serie sulmesh ndaj forcave të sigurisë dhe institucioneve shtetërore.Rritja e sulmeve në muajt e fundit ka shkaktuar frikën e kthimit të dhunës sektare që çoi Irakun në prag të luftës civile në vitin 2006 dhe 2007.