Reshje të dendura shiu, hapen portat e HEC-it të Ulzës dhe Shkopetit
Hidrocentralet e Ulzes dhe Shkopetit kanë hapur portat e shkarkimit, që prej mesdites të së shtunes përshkak të prurjeve të mëdha pas reshjeve të shiut.Nga këto HEC-e mësohet se është shkarkuar 800 m3/sek ujë, duke sjellë një rritje të ndjeshme të nivelit të Lumit Mat.Për pasojë ky lum ka dalë nga shtrati në disa vende në afëri të Skurajve në Kurbin, duke përmbytur disa sipërfaqe me tokë bujqësore.E gjithë argjinatura e lumit po mbahet nën kontroll kryesisht në zonen fushore të Lezhës, ku ka rrezik për përmbytje por deri më tani nuk raportohet për problematika.Si pasojë e rrjedhes së fortë të lumit është vënë sërish në rrezik rruga e kombit, në afërsi të Skurjave të Kurbinit.Uji i është afruar trasese së rruges në disa pjesë në një sipërfaqe prej 50 metrash duke rrezikuar seriozisht rrugen. Kjo situatë e krijuar ka vënë në alarm autoritet në Lezhë të cilët kanë nisur marrjen e masave. Që prej orëve të para të mëngjesit të së dieles në zonë pritet që të mbërrijnë forcat e ushtrisë dhe firma kontraktuese që mirëmban këtë segment rrugor.Në këtë operacion do të përfshihen 30 mjete të tonazhit të rëndë të cilët do të hedhin gurë dhe inerte për të shmangur rrezikun që po i kanoset këtij aksi rrugor.Situata është monitoruar gjatë gjithë pasdites nga Sekretari i Përgjithshem i Prefektures së Lezhës Altin Jaku dhe shefi i emergjencave Ndrek Mhillaj. Ata kanë bërë të ditur se gjatë orëve të pasdites ka një rënie të nivelit të shkarkimeve nga hecet çka do të sjellë edhe rënie të prurjeve në Lumin Mat.
Këto janë shkarkimet që po ndodhin tani nga HEC i ShkopetitKëto janë shkarkimet që po ndodhin tani nga HEC i Shkopetit... http://www.oranews.tv/videogaleri/moti-i-keq-reshje-te-dendura-shiu-hapen-portat-e-hec-it-te-ulzes-dhe-shkopetit/Posted by Ora News on Saturday, February 13, 2016