Nuk ndalet protesta e fermerëve në Greqi, Kapshtica 24 orë e mbyllur

Pika doganore e Kapshicës nuk do të funksionojë për 24 orë, konkretisht  duke filluar prej ditës së sotme, në orën 11.00 deri në orën 11.00 të ditës së nesërme.Shkak është bllokimi i rrugëve në shtetin grek, prej grevës të zhvilluar nga ana e fermerëve vendas.Lajmi bëhet i ditur nga Drejtoria Rajonale e Kufirit dhe Migracionit Korçë.Fermerët grekë janë mbledhur sërish sot në protestë të re, pas tubimit të djeshëm masiv në Athinë kundër planeve qeveritare për reforma në mbrojtjen sociale, sigurimin e pensionit.Policia deklaroi dje se mbi 10 mijë persona morën pjesë në protestën e djeshme ndërsa sot numri i tyre në Athinë pritet të jetë më i madh. Fermerët tashmë mbështeten edhe nga grupe të tjera shoqërore.Po kështu fermërët janë bllokuar dhe disa akse në pjesën veriore të vendit dhe Komiteti koordinues i fermerëve deklaroi se do të përforcojë format e protestës derisa të arrihet qëllimi i tyre.protesta ne greqi greqi, protesta image (4) image (3) greqi protesta/Oranews.tv/