AK: Mirësevjen z.Kerry, por mos tako qeveritarët e inkriminuar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Shkurt 2016, 10:10
Aleanca KuqeZi paraditen e sotme mbajti një tubim në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë në pritje të Sekretarit Amerikan të Shtetit John Kerry.Në një banderolë gjigande shkruhet: Miresevjen z.Kerry, por mos tako qeveritarët e inkriminuar. Z. Kerry, publiko emrat e politikaneve kriminelë”Kryetari i Aleancës KuqeZi, Kreshnik Spahiu deklaroi: “ Rreziku i Shqipërisë nuk është patriotizmi por banditizmi. Mos i shtrëngoni dorën qeveritarëve të korruptuar sepse ata do keqpërdorin çdo foto me ju. Shqiptarët kanë sytë tek ju”
/Oranews.tv/