Ministri i Jashtëm irainian thirrje për bashkëpunim me Arabinë Saudite

Disa javë pas tensionit diplomatik midis Iranit dhe Arabisë Saudite disa javë më parë, duket se situata po shkon drejt normalizimit. Ministri i Jashtëm Iranian, Javad Zarif, ka deklaruar nga Mynihu se palët duhet që të bashkëpunojnë. Ai shtoi se Teherani nuk sheh asgjë kundër rivendosjes së marrëdhënieve me Arabinë Saudite, në kuadër të zhvillimit të njëtrajtshëm si dhe vendosjes së stabilitetit në Lindjen e Mesme."Ne mendojmë se nuk ka asnjë arsye që Irani dhe Arabia Saudite të mos bashkëpunojnë për të ndërtuar një të ardhme më të mirë. Kemi armiq të përbashkët sic janë ekstremizmi. ISIS dhe organizatat e tjera terroriste janë një kërcënim i vazhdueshëm edhe përvëllezërit tani në Arabinë Saudite."Dy prej prodhuesve më të mëdhenj të naftës në botë kanë qënë historikisht në një përballje për të fituar hegjemoninë rajonale. Konfliktet midis tyre arritën kulmin disa javë më parë kur në Arabinë Saudite u ekzekutua një krelik i lartë i myslimanizmit shiit.Megjithatë, në deklaratën e tij të fundit, ministri Zarif u shpreh se marrëveshja e armëve bërthamore që u firmos mes Iranit dhe fuqive ndërkombëtare e kishin frymëzuar atë. Ai u shpreh se tashmë e kishte të qartë që problemet mund të zgjidhen më lehtësisht nëpërmjet diplomacisë./Oranews.tv/