Lirohet kryetari i Bashkisë së Pustecit, Edmond Themelko

Kryetari i Bashkisë së Pustecit, Edmond Themelko, është lënë i lirë nga autoritetet maqedonase, një ditë pas ndalimit të tij.Ai akuzohet për manipulim të zgjedhjeve në Maqedoni gjatë vitit 2012. Pas lirimit, Themelko deklaroi se Prokuroria Speciale është krijuar nga opozita dhe se aksioni për ndalimin e tij i dukej diçka qesharake.Prokuroria maqedonase e ka akuzuar kryetarin e bashkisë së Pustecit, duke theksuar se ai ka pajisur me karta identiteti false afro 400 qytetarë të cilët kanë votuar në Maqedoni. Gjithashtu, Themelko dyshohet se ka ndikuar në favorizimin e një prej kandidatëve duke përdorur pozitën e tij.Edmond Themelko është edhe lideri i Partisë i Aleancës Maqedonase. Në vitin 2015 ai u zgjodh Kryetar Bashkie në Pustec, ndërkohë që forca politike e drejtuar prej tij u rradhit përkrah koalicionit të kryesuar nga PS dhe LSI./Oranews.tv/