Berati, Fieri, Korça e Elbasan zgjedhin kandidatët e Kongresit PS, Rama vëzhgon procesin

Partia më e madhe e majtë në vend, po zhvillon një nga proceset me të rëndësishme, zgjedhjen e delegatëve të Kongresit, përmes parimit një anëtar një votë.Procesi nisi në Berat, Fier, Elbasan dhe Korçe dhe u monitorua edhe nga vetë kryeministri Edi Rama, i cili shprehu besim tek procesi dhe shfrytëzoi rastin për të lëshuar thirrjen për hapje të partisë, edhe për anëtarë të rinj që dikur kanë besuar tek PD. Edhe zv/ kryeministri Peleshi tha se procesi ishte më shumë se sa transparent.Tirane-  Partia Socialiste ka nisur procesin e zgjedhjes së delegatëve që do të marrin pjesë në Kongresin që do të mbahet më 19 mars, dhe që sipas deklarimeve të deritanishme të drejtuesve ne PS, do të votëbesojnë Edi Ramën në krye të selisë rozë.Vetë Edi Rama ishte në Fier për të ndjekur nga afër procesin e votimit, duke shprehur besimin tek zgjedhjet.Edi Rama: Sot ju votoni delegatë. Delegatët nuk janë njerëz që kanë ardhur sot në parti, por kanë treguar se mund ta përfaqësojnë Fierin në atë kongres.Për Edi Ramën, PS, si numëri 1 siç tha ai në Shqiperi, duhetë të japë shembullin tek forcat e tjera,Edi Rama: “Kemi përgjegjësinë e të qënurit Njëshi në politikën shqiptare.Kreu i selisë rozë, bëri thirrje per hapje të PS, duke mos i mbyllur derën as demokratëveEdi Rama:  Nuk kemi asnjë të drejtë të paragjykojmë askënd. Nuk ka rëndësi. Nëse dikush ka qenë me PD e do të vijë sot le të vijë.Zëvendës kryeministri Niko Peleshi e cilësoi të gjithë procesin tejet transparent, duke rrëzuar kritikat që erdhën nga deputeti Ben Blushi për zgjedhje fiktiveNiko Peleshi: “Është një proces shumë i hapur e transparent që nuk ka asnjë konspiracion brenda.34 mijë anëtarë u thirrën në votime në 4 qarqet, Elbasan, Berat, Fier, Korçë, ku do të zgjidhen 330 delegatë sipas parimit një anëtar një votë.Partia Socialiste ka nisur procesin e zgjedhjes së delegatëve që do të marrin pjesë në Kongresin që do të mbahet më 19 mars. Sekretari Organizativ Blendi Klosi tha se sot votohet në qarqet Elbasan, Berat, Fier, Korçë, ku do të zgjidhen 330 delegatë sipas parimit një anëtar një votë. Klosi tha se anëtarët e propozuar kanë vlera morale dhe shoqërore dhe pastërti ligjore të figurës së tyre.Mbi 34 mijë anëtarë janë thirrur për votim në këto 4 qarqeQarku Berat    5 mijë anëtarë  zgjedhin 49 delegatëQarku Elbasan 8 mijë e 800 anëtarë   zgjedhin 87 delegatëQarku Fier       12 mijë anëtarë  zgjedhin 118 delegatëQarku Korçë    8300 anëtarë   zgjedhin 82 delegatëSekretar Organizativ në PS, Blendi Klosi thotë:  Në bazë të vendimit të Asamblesë Kombëtare të Partisë, të muajit korrik të vitit të kaluar, është përcaktuar që të zgjidhet një delegat për 100 anëtarë partie. Delegatë të Kongresit do të zgjidhen edhe nga strukturat e Partisë Socialiste në emigracion. Rama komenton ne fb: ‘Qentë le të lehin karvani ecën përpara”‘Qentë le të lehin karvani ecën përpara’ Shkruan kryetari I PS-së në një postim në facebook sot ndërsa në 4 qarqe ka nisur votimi për zgjedhjen e delegatëve të Partisë Socialiste.Për  zgjedhjen e delegatëve të Kongresit veç Komisionit  Zgjedhjeve të partisë në qendër,janë ngritur edhe Komisionet e zgjedhjeve në bazë bashkie e Njësie Administrative, të cilat janë organet përgjegjës për zgjedhjen e delegatëve të Kongresit.Zgjedhja e delegatëve të PS do të përfundojë në fund të muajit shkurt. Datat për zgjedhjet ne bashkite e tjera do të vendosen gjatë javës së ardhshme. [caption id="attachment_676008" align="alignnone" width="362"]blushi Ne foto: Ben Blushi[/caption][caption id="attachment_675992" align="alignnone" width="640"]Zgjedhjet ne PS Procesi i votimit ne Elbasan[/caption][caption id="attachment_675991" align="alignnone" width="640"]Procesi i votimit ne Elbasan Procesi i votimit ne Elbasan[/caption][caption id="attachment_675990" align="alignnone" width="640"]Procesi i votimit ne Elbasan Procesi i votimit ne Elbasan[/caption]/Oranews.tv/