Ermal Meta në vend të tretë në Sanremo Giovanni 2016
Kantautori shqitpar Ermal Meta me këngën e tij "Odio le favole", Urrej përrallat renditet në vendin e tretë në finalen e Sanremo Giovanni 2016. Fitues u shpall këngëtari Fracesko Gabbani me këngën "Amen".Kush eshte Ermal Meta?Me një karrierë të gjatë artistike mbi supe, Ermal Meta është sot një nga autorët më të vlerësuar në muzikën bashkëkohore italiane. Ai është autor i mjaft këngëve të sukseshme të këngëtarëve si Marko Mengoni, Emma, Chiara,Analisa e Patty Pravo.I lindur në vitin 1981 në qytetin e Fierit, Ermal Meta emigron në Itali për të realizuar ëndërrën e tij artistike.Më vitin 2007 krijon grupin rock "La Fame di Camilla", me të cilin më 2008 fiton Arè Rock Festival në rajonin e Pulias e çmimin Demo Award si grupi më i mirë muzikor i vitit.Në vitin 2010, grupi i tij muzikor merr pjesë në Sanremo Giovani e eleminohet qysh në raundin e e parë të votimit. Më 2013 grupi ""La Fame di Camilla" shpërbëhet e ErmalMeta i dedikohet karrierës së tij si autor tekstesh e solist.Më 2015 tashmë si kantautor Ermal Meta zgjidhet si finalist në Festivalin e këngës italiane Sanremo 2016, në seksionin Giovani.Emocionet e SanremosKënga e tij titullohet "Odio le favole", (Urrej përrallat),me një linjë realiste rrëfen se shpesh jeta ka një fund krejt të ndryshëm nga ç’ka të rrëfejnë përrallat."Sanremo, ka deklaruar për mediat italiane kantautori Meta, është një realitet i rëndësishëm që mund të sjell nisjen e një rruge. Por është e domosdoshme të hysh në garë me një strukturë solide, i përgatitur me atmosferën e perfomancës live. Wshtë hera e parë që marr pjesë në Sanremo me emrin tim e me një projekt që rrotullohet 360 gradë rreth meje. Eshtë një eksperiencë emocionuese, e re dhe do të përpiqem të jam makismumin tim".Ermal Meta ka marrë pjesë në Sanremo për herë të parë më vitin 2006 si kitarist i grupit Ameba, më pas më 2010 me grupin e tij "La fame di Camilla" e më 2016 do të jetë kantautor me këngën e tij "Odio le Favole".Ermal Meta performoi në Sanremo me flamurin LGBT të pikturuar në fytyrëErmal Meta performiu në natën finale të Sanremo Giovanni 2016, (12 shkurt 2016) me ngjyrat e ylberit të pikturuar në fytyrë. Flamuri i ylberit, simbol i lëvizjes për të drejtat civile të personave LGBT, është kthyer në një formë proteste për artistët pjesëmarrës në Feëtivalin e Sanremo 2016, në mbrojtje të ligjit mbi martesat e të drejtat e personave homoseksualë që po debatohet prej ditësh në Parlamentin italian.Pothuasje të gjithë këngëtarët që kanë performuar në skenën e teatrit Ariston të Sanremos kanë mbajtur në duar, në trup, mbi xhaketë o fustan shirita me ngjyrat e ylberit.Ideja e kantautorit shqiptar Ermal Meta ishte shume origjinale duke ngjallur reagime në rrjetet sociale mjaft pozitiv ndaj gjestit të tij.Albumi i ri Pak kohë më parë këngëtari shqiptar është bërë pjesë e shtëpisë diskografike Mescal, e themeluar nga kengëtari i njohur italian Luciano Ligabue, nga e cila kanë dalë artistë të njohur italianë si Bluvertigo, Afterhours, Subsonica, Perturbazione, La Crus, Carmen Consoli e Cristina Donà.Kjo shtëpi diskografike po kuron dhe publikimin e albumit të parë të Ermal Metas i cili do të dalë në tregun italian menjëherë pas pjesëmarrjes së tij në Sanremo 2016, pra në shkurt të vitit të ardhshëm."Ky album, rrëfen Ermal Meta do të përmbajë 13 këngë, e është një rikthim i viteve ’80 më 2015, do të ketë muzikë elektronike, klasike e shumë sintetizatorë."Ermal Meta garoi për çmimin e parë në Sanremo Giovanni 2016 së bashku me tre këngëtarë të tjerë, Mahmoud, Francesco Gabani, Chiara dello Iacovo.