Ndërkombëtarët thirrje Rusisë të ndalë sulmet në Siri
Përfaqësuesit ndërkombëtarë të sigurisë dhe të mbrojtjes kanë diskutuar sot në Mynih për veprimet ushtarake të Rusisë në Siri dhe në Ukrainë.Fillimisht ka qënë Kryeministri francez, i cili tha se Kremlini duhet të urdhërojë ndalimin e menjëhershëm të bombardimeve ajrore në Siri. Ai tha se i respektonte interesat kombëtare të Rusisë, por nënvizoi se palët duhet të gjejnë një rrugë të përbashkët për zgjidhjen e krizës.Në të njëjtën linjë me Valls, ka qëndruar edhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stollenberg. Në fjalën e tij, ai shtoi se Aleanca e Atlantikut të Veriut, nuk ka si qëllim nisjen e një lufte të ftohte me Rusinë. Stollenberg theksoi se rritja e prezencës ushtarake në Europën Lindore nga NATO ka si qëllim mbrojtjen nga një agresion tjetër i mundshëm sikurse ishte ai në Ukrainë. Në mbyllje, Përfaësuesi i Aleancës së Atlantikut të Veriut deklaroi se Rusia po kërcënon seriozisht stabilitetin e kontinentit të vjetër.Megjithatë, nuk ka qënë i të njëjtit medim Kryeministri i Rusisë, Dmitry Medvedev. Sa i përket bombardimeve në Siri, ai tha se Kremlini po tenton që të mbrojë interesat kombëtare dhe se nga sulmet ajrore nuk po preket civilët, por vetëm organizatat dhe grupet terroriste. "Rusia nuk ka qëllime sekrete në Siri. Duam thjesht të mbrohemi nga terroristët." Ishin fjalët e tij.Një deklaratë e fortë ishte edhe ajo e Presidentit të Ukrainës, Petro Poroshenko. Gjatë fjalës së tij, ai sulmoi drejt për drejt homologun e tij rus, Vladimir Putin, teksa e akuzoi atë për pushimin dhe aneksimin e një pjese të territorit ukrainas./Oranews.tv/