Ambasadori i Kuvajtit: Partneriteti me Ora News me rëndësi të veçantë
Ka vetëm pak javë që Fayez Al-Jassim ndodhet në Shqipëri në detyrën e Ambasadorit të Kuvajtit dhe ndër vizitat e para ka rezervuar ardhjen në RTV Ora News.Presidenti i Yldon Media Group Ylli Ndroqi i rinkonfirmoi vazhdimësinë e marrëdhënies së shkëlqyer që Ora News dhe Ambasada e Kuvajtit kanë trashëguar nga bashkëpunimi me ambasadorin e mëparshëm Al Badeer.Z.Ndroqi i tregoi Ambasadorit Al Jassim studio nga ku marrin jetë emisionet e shumta në Ora News, nga regjitë e pajisura me aparat High Definition tek studiot e fjalës së fundit me teknologjinë multimediale që ofron skenografi të posaçme për disa programe televizive.Ylli Ndroqi: “Kemi qënë gjithmonë në qëndër të vëmendjes dhe të opinionit publik për informacionet që japim.”Nga studio e Tonight Presidenti Ndroqi e njohu Ambasadorin e Kuvajtit me një nga arritjet të mëdha të Ora News siç janë sondazhet dhe exit poll që parathonë rezultatet e zgjedhjeve në Shqipëri.Ylli Ndroqi: “Sondazhe, çdo fushatë elektorale qofshin ato politike dhe pushtet lokal.”Falë marrëdhënies së veçantë me Kuvajtin të krijuar edhe gjatë vizitës 3 vite më herët, Presidenti Ndroqi garantoi Ambasadorin Al-Jassim se ekrani i Ora Neës do të mbetet një dritare e pasqyrimit të bashkëpunimit mes dy vendeve në nivelin ekonomik dhe politik.Me keqardhjen që nuk flet gjuhënm shqipe Ambasadori Al-Jassim u shpreh i impresionuar me investimet e Ora News.Fayez Al-Jassim: “Unë jam shumë i gëzuar dhe gëzohem jashtëmase që vizitova këtë qendër dhe sidomos studio tuaja që ishin me të vërtetë fjala e fundit e teknologjisë. Unë që kur kam ardhur në Shqipëri ndjek vazhdimisht televizionin tuaj.Një problem e kam çështjen e gjuhës dhe nuk arrij ta kuptoj por televizioni gjithmonë qëndron te Ora Neës.”Ylli Ndroqi: “Unë ju kam ofruar një edicion lajmesh anglisht në orën 18:00 dhe pikërisht e kam për trupën diplomatike në Shqipëri.Kemi patur një bashkëpunim shumë të suksesshëm përsa i përket parneritetit Shqipëri-Kuvajt.”Fayez Al-Jassim: “Ju falenderoj shumë për fjalët e mira. Unë të garantoj bashkë me stafin tim që do të jemi gjithmonë të gatshëm për një bashkëpunim maksimal me RTV Ora News.”Së shpejti partneritetin mes Ora News dhe Ambasadorit Al Jaasim do të përçojë edhe festimet me rastin e 55 vjetorit të çlirimit dhe pavarësisë së shtetit të Kuvajtit në datën 24 shkurt./Oranews.tv/