Më shumë se 5.5 milionë viktima në vit, si pasojë e ajrit të ndotur

Më shumë se 5.5 milionë njerëz në të gjithë botën humbasin jetën për shkak të ajrit të ndotur.Janë kto shifrat mesatare të publikuara nga një studim i realizuar së fundmi, ku nënvizohet se vendet më problematike në botë janë Kina dhe India.Dan Greenbaum, nga Instituti i Shëndetit në Boston, shpjegon se në Pekin si dhe në shumë qytete të tjera në botë, niveli i ndotjes arrin deri në 300 mikrogramë për metër kub. Ai thotë se kjo shifër është tepër e lartë, pasi norma e pranushme e ndotjes duhet të jetë diku tek 25 deri në 35 mikrogramë për metër kub.Sipas studimit, ndotja e ajrit radhitet në vendin e katërt në listën e faktorëve më vdekjeprurës, teksa tre vendet e para zihen nga pirja e duhanit, presioni i lartë i gjakut si dhe helmimi nga ushqimet.Megjithatë, ndotjea e atmosferës shkakton më shumë vdekje se obeziteti, pirja e alkoolit, përdorimi i drogërave, seksi i pambrojtur, etj.Në Kinë, 1.6 milionë persona vdesin cdo vit si pasojë e komplikacioneve që shkaktohen nga ajri i ndotur, ndërkohë që në Indi, kjo shifër është afro 1.3 milion./Oranews.tv/