Kerry nesër në Tiranë, mbi 1500 policë në rrugë, Tirana do bllokohet për 8 orë

Policia e Shtetit ka marrë masat për të garantuar mbarëvajtjen e vizitës së Sekretarit Amerikan të Shtetit në Tiranë John Kerry. Drejtori i Përgjithshëm për Sigurinë, Altin Qato bën të ditur se janë angazhuar mbi 1500 efektivë policie të cilët janë në gatishmëri për 8 orë për të kryer një kontroll të plotë të territorit dhe për të garantuar sigurinë e vizitës së kryediplomatit amerikan në vendin tonë.Qato: Strukturat e Policisë së Shtetit, po bashkëpunojnë dhe po koordinojnë masat dhe me institucionet e tjera të vendit tonë si me SHISH, agjencitë ligjzbatuese të tjera, si agjencitë inteligjente të mbrotjes dhe Gardën e Republikës. Në funksion të garantimit të rendit dhe të sigurisë publike janë angazhuar 1548 forca policore nga strukturat e krimit të organizuar dhe krimet e rënda, të rendit publik, anti terrorit, policisë rrugore, forcat speciale dhe ato të ndërhyrjes së shpejtë. Për kontrollin  nga ajri do të patrullojë një helikopter i FA.Policia kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe për shkak se në akset kryesore eskorta e sekretarit amerikan Kerry do të kufizohet lëvizja e automjeteve.Qato: Janë parashikuar kufizime të qarkullimit të mjeteve në akset kryesore rrugore Rinas-Bulevardi Dëshmorët e Kombit si dhe në disa akse kryesore të qytetit të Tiranës që lidhen me këtë aks rrugor.Në rast urgjence, qytetarët do të marrin shërbimin e nevojshëm mjekësor në kohë pasi autoambulancat do të shoqërohen nga policia drejt spitaleve.Rtv Ora News do të transmetojë live gjithë vizitën e sekretarit amerikan të shtetit në Tiranë në një transmetim maratonë që do të nisë pak para mbërritjes së tij në Tiranë.CaptureJa rruget qe do bllokohen Njëkohësisht janë marrë masa në bllokimin e disa segmenteve rrugore kryesore.Bllokime do te kete si më poshte:• Aksi rrugor nga Aeroporti Rinasit “Nënë Tereza” – mbikalimi i Kasharit• Aksi rrugor nga Superstrada Vorë – Tiranë, nga mbikalimi i Kasharit – mbikalimi i Kamzës, në të dyja krahët e autostradës, si dhe rrugët dytësore paralel me to.• Aksi rrugor nga mbikalimi Kamëz – Sheshi “Shqiponja” – Rruga “Dritan Hoxha” - Rruga e “Durrësit” .• Aksi rrugor Sheshi “Skëndërbej” – Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”- Sheshi “Nënë Tereza” , si dhe rrugët lidhëse me to.• Aksi rrugor nga Rruga “Teodor Keko” – Fabrika e Bukës – Bulevardi “Bajram Curri”, nga ura Teknologjike – Ura e Kualidimit – Ura e Drejtorisë Tiranë – Ura e Dajtit deri te ura e Rrugës së Elbasanit.• Aksi rrugor Bulevardi Zogu i Parë nga Ministria e Drejtësis deri tek Sheshi Skënderbej.Gjithashtu njoftohen të gjithë drejtuesit e mjeteve që do devijohet aksi rrugor i Kamzës deri tek shinat e trenit.Gjithashtu nuk do te lejohen parkimet e mjeteve duke filluar nga Sheshi Shqiponja deri te rruga Elbasanit si dhe nuk do te lejohet parkimi prapa Muzeut (Çaplini ose ish estrada).Ne rast te mos largimit te mjeteve njoftojmë se do te ngrihen me sherbim te mjeteve ngritese.Subjektet e linjave të shërbimit publik që operojnë në linjat brenda qytetit të Tiranës, dhe linjave të transportit udhëtarëve ndërqytetëse, kryesisht ato që përdorin rrugët në pjesën veriperëndimore të qytetit të Tiranës, nuk do të lejohet qarkullimi i këtyre mjeteve në këto pjesë të rrugës.Në rastet e urgjencave apo raste të tjera të emergjencave që kërkohen nga qytetarë, shërbimet e Policisë Rrugore do të bëjnë shoqërimin e mjeteve pranë qëndrave më të afërta shëndetësore./Oranews.tv/