Basha nga Shkodra: Po sundojnë jo si byro politike, por si byro mafioze
Kryetari i PD Lulzim Basha, e cilësoi fitore të opozitës ligjin për dekriminalizimin, ndërsa tha se vendi i disa anëtarëve të qeverisë ku përfshihet dhe vet kryeministri Rama, është përballja me drejtësinë dhe llogaridhënien.Basha: Një veto minoritare detyroi këtë shumicë të babëzitur, të inkriminuar e të korruptuar me ndihmën e partnerëve tanë, me ndihmën e qytetarëve shqiptarë të vendosim standardin më të lartë, atë të përjashtimit të kriminelëve nga Parlamenti, nga institucionet e tjera vendore dhe ndalimit me ligj të kandidimit të tyre në zgjedhjet e ardhshme. Edi Rama po mundohet ta shpërfill me shpirt duke transferuar kriminelët nga institucionet tek partia e tij. Kjo qeveria bie nëse përballet me zgjedhjet e lira pasi punon cdo dite për të shkatërruar proceset e rregullta zgjedhore tha Basha.Basha: Ku ata që abuzojnë me besimin popullor duhet dhe do të përballen me gjykimin popullor dhe me zgjedhje të lira e të ndershme do të largohen për shkak të votës popullore.Nga Shkodra ku ndodhej për zgjedhjet e FRPD, Lulzim Basha shigjetoi ashpër qeverinë para të rinjve, që sipas tij ka futur vendin në lëngim, duke rrezikuar dhe arritjet në 25 vite demokraci.Basha: Kjo është oligarkia, sundimi i pakicës por tashmë jo si një byro politike por si një byro mafioze njerëzish të cilët duan të marrin të gjitha vendimet në emër të shqiptarëve por jo për shqiptarët.Gjatë fjalimit të kryedemokratit, pati ndërprerje të energjisë elektrike, për të cilën OSHEE Shkodër sqaron se ishte stakim si pasojë e një defekti nga kushtet e motit të paqëndrueshëm./Oranews.tv/