Siria, Hagel: Po shqyrtojmë armatosjen e rebelëve
Sekretari amerikan i Mbrojtjes Chuck Hagel thotë se administrata Obama po rishikon mundësinë për të armatosur kryengritësit që luftojnë kundër qeverisë siriane.Sekretari Hagel tha në një konferencë për shtyp se administrata Obama po shqyrton një numër alternativash, por nuk është arritur ende një vendim.Njoftimi u bë ndërkohë që trupat e qeverisë siriane, të mbështetur nga avionë luftarakë, avancuan në zonat me shumicë suni të qytetit qendror Homs, në përpjekje për të sprapsur kryengritësit.Organizata me bazë në Britani "Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut" tha se trupat kanë nën kontroll lagjen Wadi al Sayeh. Organizata paralajmëroi se nëse trupat qeveritare marrin lagjet në zonën e vjetër të qytetit, do të shtohet dhuna sektare.Ndërkohë sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-Moon ka kërkuar një zgjidhje diplomatike për fundin e konfliktit në Siri. Gjithashtu ka raporte se i dërguari i OKB-së dhe Ligës Arabe për konfliktin në Siri, Lakhdar Brahimi, po përgatitet të largohet, për shkak të zemërimit me mosmarrëveshjet ndërkombëtare.Pikëpamjet e kundërta mbi konfliktin kanë penguar formimin e një fushate të unifikuar ndërkombëtare. Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar që Qeveria siriane të lërë pushtetin, ndërsa Rusia ka refuzuar vazhdimisht ndërhyrjen ndërkombëtare.