Sulmi në Boston, tre të dyshuarit dalin para gjykatës

Tre të rijnë, të dyshuar për pengimin e hetimeve ndaj të të akuzuarit për sulmet me bomba në Boston, Dzhokhar Tsarnaev, janë paraqitur për të parën herë në një gjykatë në Boston.Këta të akuzuar do të mbahen të paktën deri në paraqitjen e tyre të ardhshme në seancën gjyqësore, më 14 Maj. Dy prej tyre janë nga Kazakistani, ndërsa avokatët e tyre thonë se Azamat Tazhayakov dhe Dias Kadyrbaev, të dy të moshës 19 vjeçare, nuk janë të përfshirë në sulmet me bomba më 15 prill, nga të cilat u vranë tre vetë dhe u plagosën më tepër se 260 të tjerë.Të dy të rinjët, që janë përshkruar si shokë të Tsarnaevit, janë të akuzuar se kanë penguar drejtësinë. I dyshuari i tretë, Robel Phillipos, shtetas amerikan, është i akuzuar për dhënien e deklaratave të rreme te hetuesit. Të tre këta persona akuzohen për largimin e një çante dhe të laptopit nga dhoma e Tsarnaevit në Universitetin Masaçusets, në Dartmouth, pas një shkëmbimi të mesazheve me Tsarnaevin.Autoritetet amerikane thonë se çanta ishte e mbushur me fishekzjarre, nga të cilët ishin zbrazur materialet shpërthyese. Sipas hetuesve, Kadyrbaev dhe Tazhayakov, i kishin dërguar pajisjet prapa në banesën e tyre, ndërsa Kadyrbaevi i kishte hedhur ato në mbeturina.Dzhokhar Tsarnaev, 19 vjeçar është në spital pas plagëve gjatë shkëmbimit të të shtënave me policinë më 19 Prill, kur ai dhe u arrestua. Vëllai më i madh i Dzhokarit, Tamerlan Tsarnaev, mbeti i vrarë gjatë shkëmbimit të të shtënave me policinë, po atë ditë.