Siri, trupat qeveritare avancojnë në Homs
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Maj 2013, 12:13
Trupat e regjimit të presidentit Bashar al-Assad, raportohet se po avancojnë në synimin e tyre për t’i detyruar kryengritësit, që të tërhiqen nga qyteti perëndimor, Homs.Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut, me seli në Londër, thotë se forcat e qeverisë sot kanë rimarrë kontrollin ndaj lagjes Wadi Sayeh, në qendër të Homsit.Disa pjesë të qytetit pothuajse për një vit ishin nën kontrollin e kryengritësve.Qyteti Homs, 160 kilometra në veri të kryeqytetit Damask, është i treti për nga madhësia në Siri.Gjatë konfliktit tashmë dyvjeçar në Siri ndërmjet forcave qeveritare dhe kryengritësve, janë vrarë të paktën 70 mijë njerëz.