Shkurtimet në spitale, preket dhe Elbasani, 80 punonjës do të largohen

Rreth 80 punonjës të Spitalit Rajonal të Elbasani janë njoftuar për largimin nga puna, me anë te një shkrese nga drejtorja e spitalit. Kryesisht reforma e shkurtimeve prek sanitarë dhe infermierë të cilët punojnë në këtë institucion prej të paktën 20 vitesh.Sipas punonjëseve është e padrejtë të nxirren në rrugë në këtë moshë, ndërkohë që thonë se vendet nuk po shkurtohen por po zëvendësohen.Deputetë të PD kanë hyrë në spital për të parë nga afër gjendjen dhe kushtet, por pa prezencën e kamerave që nuk jane lejuar.Deputetët demokratë Boçi dhe Halimi i kërkuan ministrit të Shëndetësisë, të mos bëjë shkurtime, aty ku ka më shumë nevojë për punë.Luçiano Boçi: Stafi e ka përkushtimin e duhur, por kushtet janë skandaloze. Ju e patë dhe vetë mediat u penguin të futen. Unë then se kjo është një tentative për të mbushur atë gropën e madhe që Beqaj ka shkaktuar me koncesionet e tij ka gjetur një mënyrë alternative sepse nuk mjaftojnë vetëm taksat e shqiptarëve, por duhen edhe pagat e sanitarëve.Deputetët Luçiano Boçi dhe Arbjola Halimi i janë drejtuar zyrës së drejtores, por pa pamundur të komunikonin me të./Oranews.tv/