Obama-Mattarella: Të ndihmojmë Libinë për të luftuar Shtetin Islamik

Lufta kundër terrorizmit,  bashkëpunimi për të asgjësuar Shtetin Islamik në Libi dhe kriza e klandestineve në Europë kanë qenë në qendër të takimit të mbajtur në Shtëpinë e Bardhë mes Presidentit amerikan Barak Obama dhe atij italian  Sergio Mattarella.Në bisedën e zhvilluar në dhomën ovale, Obama dhe Mattarelta nenvizuan nevojën për të ndihmuar Libinë në formimin e një qeverie të unitetit, teksa aktualisht operojnë dy qeveri paralele, prej të cilave vetëm njëra e njohur nga komuniteti ndëkrombëtar."Kjo do të na lejojë të ndihmojmë Libinë që të ndërtojë kapacitetet e saj sigurisë  për të luftuar përpjekjet e Shtetit Islamik për të fituat terren në atë vend", dekalroi Obama për gazetarët pas takimit, duke përdorur një akronim për Shtetin Islamik.Forcat e Shtetit Islamik kanë sulmuar infrastrukturën e naftës në Libi dhe kanë marrë  kontrollin e qytetit Sirte, duke shfrytëzuar  vakumin e krijuar nga grindjet mes dy qeverive.Obama dhe Mattarella diskutuan gjithashtu e krizës së refugjatëve me të cilën po përballet Europa dhe situatën në Irak dhe Siri. Mattarella tha se është e domosdoshme një "qasje e balancuar" mes nevojave humanitare të refugjatëve dhe nevojën e sigurisë e kombeve evropiane./Oranews.tv/