Tabaku: 660 mln euro kosto buxhetit për 900 ditë të koncesionuara

Koncesionet dhe kontratat e partneritetit publik privat e dhëna nga qeverisja Rama-Meta përgjatë 900 ditëve i kanë kushtuar buxhetit të shtetit një dëm prej 660 milionë eurosh. Shifra është bërë publike nga deputetja demokrate Jorida Tabaku e cila gjatë një bashkëbisedimi me me gazetarët solli vëmëndje të gjitha koncesionet e denoncuara nga PD.Tabaku: Nëse ka një informacion që ne duam që të mbetet sot është 660 mln euro për 900 ditë të koncesionuara përveç atyre që janë në proces. 220 euro për cdo qytetar shqiptar kosto shtesë që do të dali nga xhepat e tyre në vitet e ardhshme për të kompensuar këtë humbje që ka në buxhetin e shtetit.Sipas Tabakut, PD nuk është kundër koncensionit por qeveria Rama po jep me koncesion shërbime që mund të përballohen nga buxheti i shtetit.Tabaku: Koncensionet që ne po dëgjojmë sot janë të gjithë koncesione që kanë rrisk për buxhetin e shtetit.Po marr shëndetësinë meqënëse është e prekshme. Ne do të paguajmë nga buxheti i shtetit 338 milionë euro të cilat mund të kishin shkuar për investime në shëndetësiLidhur me koncesionin e TVSH-së, Tabaku tha se Partia Demokratike pret nisjen e zbatimit të tij në fund të shkurtit për të ndërmarrë më pas hapa ligjorë.Tabaku:  Koncensioni i TVSH-së pritet që të lancohet, në mos gaboj në fund të shkurtit dhe sigurisht që PD do të vazhdojë hapa të tjerë në momentin që ky proces fillon. Për momentin ky proces të paktën nga të dhënat e Ministrisë së Financave, të paktën nga informacionet që ne kemi është thjesht në kuadrin e propagandës mediatike dhe sapo ato të marrin hapat ligjorë sigurisht që edhe PD do të vazhdojë me hapat e tjerë për denoncimin, edhe konkretisht në bazë të informacionit që do të publikojë Ministria e Financave.Sipas Tabakut, kur Partia Demokratike të vijë në pushtet, do të ngrihet një grup pune për të vel;rësuar të gjithë konsensionet dhe ato që janë korruptive do të  anulohen. Tabaku: Kemi një diferencë shumë të madhe ndërmjet procedurave të nisura në mënyrë ligjore dhe koncesioneve tradicionale që janë përdorur gjithmonë dhe koncesioneve që po zhvillohen sot. Sigurisht të gjitha këto do të kalojnë në një analizë, skanim nga ekspertët e PD për të vlerësuar shqetësimet që ne kemi ngritur dhe për të vazhduar me procedurat ligjore për të ndërprerë të gjitha ato koncesione që ne i konsiderojmë korruptive dhe në shkelje të ligjit./Oranews.tv/