Byroja e Hetimit, Çako: Kjo strukturë duhet të jetë në varësinë e Policisë së Shtetit
I ftuar në "Tonight Ilva Tare", drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako ka folur mbi ngjarjen e fundit kriminale të ndodhur në qytetin e Elbasanit. Ai është shprehur se policia po heton për të zbardhur autoret. Përsa i përket vrasësve me uniforma policie, zoti Çako ka thënë se kjo është një legjendë urbane.Çako: Nuk është e vërtetë që autorët kanë qenë me uniformë policie. Kjo është një legjendë urbane. Më duhet të sqaroj përfundimisht që përdorimi qoftë i uniformave të ngjashme të policisë, ose i shprehjeve shpesh herë është abuzuar me këtë shprehje. Në disa ngjarje është përdorur shprehja e uniformave, por që nga investigimi i bërë nëpërmjet kamerave nuk ka rezultuar e vërtetë. Gjithësesi iniciativa e autorëve të veprave penale është e pavarur nga statura e policisë së shtetit.Çako: Nuk është e vërtetë dhe nuk rezulton të jetë i njëjti grup kriminale. Shumë prej ngjarjeve kanë motive të përcaktuar qartazi dhe nuk kanë lidhje me të njëjtin motiv.Nuk mund të arrijmë nëkonkluzionin se janë të njëjtët autorë.Paraprakisht mendohet se në këtë krim të kenë marrë pjesë 4 persona, 3 aktiv dhe një në drejtim të mjetit.Drejtori i Policise ka akuzuar gjyqësorin pasi sipas tij, persona të faktuar si fajtorë nga policia dhe prokuroria, i shpetojnë proçesit gjyqësor duke fituar pafajësinë.Çako: Një numëri konsiderueshëm i personave me precedent, pse jo dhe anëtarë të grupeve kriminale janë proceduar dhe janë dënuar në një kalvar pafund çështjesh, kur me prova konkrete jane deklaruar dhe fajtor, dhe për shkak të serive të pafund të proceseve gjyqësore dhe të niveleve të gjyqësorit janë katandisur deri në pafajsi. Të gjithë personat me rekorde te theksuara, të cilët janë dokumetuar për ngjarje të rënda kriminale, rikthehen në aktivitet pas depërtimit në mënyrë të jashtzakonshme në organet e drejtësisë dhe bëhen prap subjekt i punës së policisë.Përsa i përket Byrosë Kombëtare të Hetimit, Drejtori Çako është shprehur varësia e saj duhet të jetë nga policia e shtetit pasi është kjo e fundit që heton dhe ka mjetet e nevojshme për të bërë hetimet.Çako: Byroja e Hetimit ka qenë një nga prioritetet e qeverisë shqiptare, ne kemi punuar me ekspertë të huaj sidomos me partnerët tanë kryësosrë me SHBA për të formatuar një strukturë që do të operonte në investigimin, por edhe proçedimin e rasteve të korrupsionit të nivelit të lartë. Në gjykimin tim kjo strukturë duhet të jetë në varësi të policisë së shtetit për faktin sepse është një strukture, e cila do të bëjë të domosdoshme investigimin ose hetimin proaktiv dhe një sërë veprimtarish gjurmuese dhe investiguese të cilat janë mundësi dhe akses i policisë. Çdo varësi tjeter në struktura të tjera qoftë dhe në prokurori nuk do të mundësonte gjurmimin policior ose do të dublonte sektorë dhe drejtime të caktuara të policisë të cilat besoj se do të krijonin dualitete kështu që edhe vetë prokuroria do të shndërrohej në polici.Janë krijuar disa drafte që mundësonin ngritjen e Byrosë që do të funksionon në bazë të policisë, por edhe nën mbikqyrje të vazhdueshme nga Prokuroria.