Vijon puna për ndërtimin e "Loro Boriçit", në mars gati për ndeshjen e parë
Pas 7 muajsh punime, kjo është pamja e stadiumit "Loro Boriçi" të Shkodres pak muaj përpara se të dorëzohet i përfunduar.Ora News ju sjell për herë të parë pamjet e punimeve të realizuara deri më tani dhe transformimin që po pëson shtëpia e re e kombëtares dhe ekipit të Vllaznisë së Shkodres. Gjithçka duket në rrugën e duhur, që nga tribuna qëndrore, sallat e konferencave dhe vendi i medias, dhomat e lojtarëve etj që kanë nisur të marrin formën e tyre. Nga ana tjetër shkallët e stadiumit presin vetëm vendosjen e stolave, ndërsa tabeti i gjelbërt është shtruar dhe qëndron i mbuluar për të mos u dëmtuar deri në ditën e inagurimit. Këtë fazë punimesh dhe ritmet që po ndiqen i pa nga afër edhe i deleguari i FSHF-se Arben Dervishaj, sëbashku me anëtarin e bordit të KF. Vllaznia Shpëtim Quku, si dhe drejtuesin e punimeve Ilir Trebicka. Ky i fundit thotë për ora neës se punimet që po kryhen janë me cilësi maksimale, ndërsa e cilëson impjantin e ri sportiv si një vepër madhështore.Trebicka: Për mendimin tim është një vepër gjigande që sot nuk kuptohet se çfarë po bëhet këtu. Kushdo që e shikon nuk arrin të perceptojë atë që do vijë më prapa. Unë gjykoj që vepra është projektuar me cilësi shumë të lartë dhe Shkodrës po i jepet një stadium që e meriton. Kjo vepër kërkon më shumë punë, për tu mbajtur, për tu shfrytëzuar dhe për të qenë dinjitoz si do të dorëzohet.I pyetur për afatin e punimeve Trebicka befason kur thotë se stadiumi nuk do të perfundojë plotësisht në Mars por do të mund të zhvillohet normalisht një ndeshje.Trebicka: Ne mendojmë që deri në fund të marsit do të kemi dhënë një pjesë shumë të madhe të punimeve dhe stadium do të jetë në gjendje për të zhvilluar ndeshje. Punimet nuk përfundojnë dot deri në fund të marsit, do të kenë punime anësore, por që nuk do të pengojnë zhvillimin e një ndeshje normale.Rikonstruksioni i "Loro Boricit" filloi në muajin Maj të vitit 2015 dhe me të gjitha gjasat do të perfundoje plotësisht në Prill ose Maj 2016.[caption id="attachment_673136" align="alignnone" width="640"]
Punimet ne Stadiumin "Loro Boriçi" në Shkodër[/caption][caption id="attachment_673137" align="alignnone" width="640"]
Punimet ne Stadiumin "Loro Boriçi" në Shkodër[/caption][caption id="attachment_673138" align="alignnone" width="640"]
Punimet ne Stadiumin "Loro Boriçi" në Shkodër[/caption]