Manjani: Bankat pronare të hipotekës që në karabina. Ndërtuesit kundër

Ministri i Drejtësisë prezantoi në Komisionin e Ligjeve draftin e pasurive të paluajtshme. Sipas Ministrit Manjani, drafti i Qeverisë synon të shmangë abuzimet në tregun e ndërtimeve të shitjes disaherë të aparatamenteve dhe të forcojë rolin e bankave. Sipas Ministrit, bankat do të jenë pronare në hipotekë që në karabinanë e një objekti në rast se ndërtuesi e ka lënë si garanci. Drafti u miratua në parim dhe nga demokratët, por u kundërshtua nga Shoqata e Ndërtuesve me argumentin se ky draft forcon rolin e bankave dhe nuk merr në kosideratë klientët-porositës.Ministria e Drejtësisë në draftin e "pasurive të paluajtshme" propozon që bankat të jenë pronare në hipotekës që në karabinanë e një objekti në rast se ndërtuesi e ka lënë si garanci.Në Komisionin Parlamentar të Ligjeve, Ministri i Drejtësisë Ylli  Manjani shpjegoi se çfarë do të ndodhë me objektin në rast se ndërtuesit shpallin falimentimin.Manjani: Në rast se karabinaja është lënë në hipotekë për llogari të bankës, automatikisht pas veprimeve përmbarimore kalon në pronësi të bankës. Pastaj është banka pronare e karabinasë që bën zhvillimin e pronës sipas nevojave të saj, bën administrimin e saj.Problematika më e madhe që kanë pronat në vendin tonë është ajo e mbivendojes.Manjani: Fenomeni më i përhapur sot për sot është mbivendosja. Nëse shtëpia apo pallati, prona ekziston në një zonë kadastrale po ta shihni në hartë mund të dalë edhe deri në 200 metra larg vendit fizik.Demokratët në Komisionin e Ligjeve votuan parimisht draftin dhe u inetesuan të dinë nëse do të jepet me konçesion edhe zyra e regjistrimit të pasurive të paluajtshme.Halimi:Është dhënë ndonjë sektor me konçesion në Hipoteka, do të jepet?Manjani:Nuk ka qenë dhe nuk është në filozofinë time, politike të paktën, që të rrëmoj proçedura konçesioni pa shteruar më parë burimet publike të administrimit.Pas miratimit të drafit, ka reaguar menjëherë Shoqata e Ndërtuesve. Përfaqësues të Shoqatës kundërshtojnë favorizimin e bankave pa patur një vendim gjykate si dhe marrjen në mbrojtje të qytetarëve që kanë kontrata porosie me ndërtuesit.Shoqata: Nëse ka kaluar çështja në proçedurat përmbarimore atëherë ka pasur një vendim gjyqi dhe nuk ka pse ti jepet bankës e drejta sublementare. Gjykojmë se shteti duhet të jetë arbitër mes bizneseve dhe jo favorizues i bankave.Ligji i qeverisë synon të shmang abuzimet e deritanishme në tregun e ndërtimeve të shitjes disaherë të apartamenteve duke forcuar garancitë ndaj klientëve me regjistrimin e lejeve të zhvillimit pas miratimti të saj në Bashki dhe të çdo kontrate porosie.Mbi këtë proçes do të kenë akses noterët për të kontrolluar transaksionet./Oranews.tv/