Mijëra vetë festojnë në paradë lëshimin e raketës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Shkurt 2016, 12:14
Koreano-veriorët e kanë festuar sipas mënyrës së tyre lëshimin e raketës, me një paradë dhe një spektakël fishekzjarresh.Televizioni shtetëror në Penian, KRT, ka shfaqur pamjet e mijërave qytetarëve dhe ushtarëve përpara zyrtarëve më të lartë të shtetit, në një paradë në kryeqytet, pas lëshimit të raketës, çka Koreja e Veriut zyrtarisht e ka quajtur një satelit.Gjithsesi, Koreja e Jugut, fqinjët e tjerë dhe Uashingtoni e dënuan këtë veprim.Koreano-veriorët shfaqen në këtë video teksa shohin spektaklin e fishekzjarreve për rreth 10 minuta në sheshin qëndror "Kim Il Sung" por lideri i tyre Kim Jong Un nuk ishte i pranishëm në këtë event.
