Blushi: Lëreni Ibrahim Kodrën të prehet në Ishëm, Kumbaro: Në 10 vite s'u bë asnjë aktivitet

Zhvarrosja e eshtrave të piktorit Ibrahim Kodra shkaktoi debate në Komisionin e Jashtëm ku Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro po raportonte për një marrëveshje bashkëpunimi me GjermaninëSipas Deputetit të PS-së, Ben Blushi, piktori Ibrahim Kodra duhet të pushojë aty ku është në Ishëm të Durrësit. Kërkesa e deputetit Blushi u mbështet edhe nga opozita.Ben Blushi:“Askush nuk e ka thënë deri më sot kush është amaneti i Ibrahim Kodrës. Qeveria thotë ose pretendon që duhet ta varrosim në Tiranë. Ka një përplasje të papërshtatshme. Pse duhet ta bëjmë pis një njeri si Ibrahim Kodra duke u zënë qeveria me autoritetet lokale? Nuk është mirë. Duhet folur e t’i shpjegohet atyre njerëzve që pse bëhet, në qoftë se do bëhet."Jozefina Topalli: Aktin noterial të shprehjes së tij të fundit ju e keni dhe ja keni dhënë medias?Mirela Kumbaro: “Ne ja kemi treguar dhe medias aktin noterial, ja kemi dhënë dhe banorëve të Ishmit dje.Por Ministrja e Kulturës përsëriti se varrosja në Ishëm ka qenë moskoordinim i qeverisë së mëparshme.Mirela Kumbaro: "Në vitin 2006 kur ai ka ndërruar jetë, është varrosur në vendin e lindjes. Ndërkohë sipas një verifikimi që kemi bërë të letrave testamenti është hapur pas datës së varrimit. Në vijim të kësaj fondacioni Ibrahim Kodra ka kërkuar në vijmësi pranë autoriteteve shqiptare që të çohej në vend ky vullnet.”Ndërkohë ish-kryeministri Berisha, gjatë qeverisjes të së cilit ka ndodhur edhe varrimi i Ibrahim Kodrës, përmes Facebookut ka mbështetur protestën e banorëve të Ishmit dhe ka dënuar aktin e zhvarrosjes që e konsideron akt amoral dhe të pacipë të Edi Ramës dhe vasalëve të tij.Në lidhje me këtë çështje nëpërmjet një reagimi zyrtar në rrjetin social facebook ka reaguar edhe Kryetari i Fondacionit "Ibrahim Kodra" Behgjet Pacolli sipas së cilit dëshira e fundit e piktorit ishte të prehej në Tiranë.Varrosjen e tij 10 vite më parë në Ishëm për Pacollin është pasojë e mungesës së informacionit, apo ndonjë problemi procedurial dhe ndjeshmërisë së arsyeshme të qeverisë së asaj kohe.Ndërkohë Ministria e Kulturës ka dërguar një përfaqësi  në Ishëm, të cilët po vijojnë me negociatat me banorët për ti hapur rrugë zhvarrosjes së eshtrave.Kujtojmë këtu që ceremonia e rivarrosjes së eshtrave është lajmëruar për në 12 shkurt tek Kodrat e Liqenit.Ndërkohë memoriali i vendosur në Ishëm, në varrezën aktuale të Maestro Kodrës do të qëndrojë në Ishem dhe do të plotësohet me një pllakë përkujtimore ku do të shkruhet:“ISHMI ËSHTE KRENAR PËR BIRIN E VET, PIKTORIN E MADH, NDERIN E KOMBIT IBRAHIM KODRA (1918-2006), QË TANI PREHET SIPAS VULLNETIT TË TIJ TË MBRAMË NË TIRANË, PRANË FIGURAVE TË SHQUARA TË KULTURËS KOMBËTARE”.[caption id="attachment_673466" align="alignnone" width="640"]ishem1 Përfaqësuesit e Ministrisë së Kulturës gjatë negociatave me banorët e Ishmit[/caption][caption id="attachment_673463" align="alignnone" width="640"]ishem4 Përfaqësuesit e Ministrisë së Kulturës gjatë negociatave me banorët e Ishmit[/caption][caption id="attachment_673464" align="alignnone" width="640"]ishem3 Përfaqësuesit e Ministrisë së Kulturës gjatë negociatave me banorët e Ishmit[/caption][caption id="attachment_673465" align="alignnone" width="640"]ishem2 Përfaqësuesit e Ministrisë së Kulturës gjatë negociatave me banorët e Ishmit[/caption]

Letra që avokati i fondacionit Ibrahim Kodra i ka dërguar Berishës në vitin 2007

/Oranews.tv/