Dy persona të maskuar djegin një kamion, pasi nxjerrin drejtuesin e tij
Dy persona të maskuar i kanë vënë flakën një kamioni. Ngjarja ka ndodhur gjatë natës në Unazën e vjetër pranë fshatit Zallë në Fushë Krujë. Mësohet se autorët i kanë vënë flakën kamionit pasi kanë zbritur shoferin."Më datë 08.02.2016,në orët e mbrëmjes, pranë serave të Xhamit në Fushë-Krujë është djegur plotësisht një kamion tip Benz me targa AA 160 IS me drejtues shtetasin E.B.Mjetit i kanë dalë dy persona para, duke e ndaluar, kanë zbritur shoferin dhe i kanë vënë flakën mjetit dhe më pas janë larguar", thuhet në njoftimin e policisë.Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar Efektivat e Policisë, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të saj.[caption id="attachment_673076" align="alignnone" width="640"]
Ne foto kamioni i djegur ne Fushe Kruje[/caption][caption id="attachment_673074" align="alignnone" width="640"]
Ne foto kamioni i djegur ne Fushe Kruje[/caption]