Ambasadorët Lu e Vlahutin vijojnë takimet, pas Bashës 90 min takim me Xhafaj

Ambasadorët e SHBA dhe BE, Donald Lu dhe Romana Vlahutin u takuan pasditen e sotme me kreun e Komisionit të Posaçëm për Reformën në Drejtësi, Fatmir Xhafaj.Në takimin që zgjati për rreth 90 minuta  ishin të pranishëm dhe ekspertët e OBDAT dhe EURALIUS dhe mendohet se në fokus të diskutimeve ka qenë pikërisht reforma në drejtësi.Më herët diplomatët patën takime me kreun e PD, Lulzim Basha dhe ish-kryeministrin Sali Berisha.Dy ambasadorët prej disa kohësh kanë zhvilluar takime me përfaqësues të institucioneve dhe të partive politike, në lidhje me disa reformat ë rëndësishme, siç është ajo në drejtësi, procesi i dekriminalizimit si dhe ngritja e Byrosë së Hetimit.Në një reagim të fundit ambasada e SHBA ka deklaruar  se SHBA ka ofruar asistencë teknike për draftin e Byrosë së Hetimit ndërsa apeloi që mbështetjen që kanë shprehur deri tani partitë politike ta kthejnë në veprime konkrete që do ta bëjnë Byronë Kombëtare të Hetimit një realitet.Dje Tiranën e vizituan dy raporterët  e PE për Shqipërinë, Eduard Kukan dhe Knut Fleckenstetin. Pas takimit me kryeparlamentarin Ilir Meta, kryeministrin Edi Rama dhe kreun e opozitës, Lulzim Basha pavarësisht optimizmit të momentit, se reforma është në udhën e duhur, ata kanë premtuar ndërmejtësim me dyer të mbyllura, në rast se do të jetë i nevojshëm kur reforma të hyjë në pikën e saj më të nxehtë pas rekomandimeve të Venecias.[caption id="attachment_673491" align="alignnone" width="640"]Ne foto: Lu dhe Vlahutin pas daljes nga Kryesia Ne foto: Lu dhe Vlahutin pas daljes nga Kryesia[/caption][caption id="attachment_673395" align="alignnone" width="640"]vlahutin lu Lu dhe Vlahutin pas daljes nga Kryesia[/caption][caption id="attachment_673396" align="alignnone" width="640"]vlahutin lu2 Lu dhe Vlahutin pas daljes nga Kryesia[/caption][caption id="attachment_673492" align="alignnone" width="640"]lu vlahutin Ne foto: Lu dhe Vlahutin pas daljes nga selia e PD-se[/caption]