Fjalimi që nuk duhet mbajtur para një mikrofoni, shikoni videon e kryetares se FRESSH
Të dielën gjatë ceremonisë së shpërndarjes së teserave të Partisë Socialiste në Tiranë, (7 shkurt 2016) e mori fjalën dhe kryetarja e FRESSH , (Forumi Rinor EuroSocialist) Joleza Koka.Qëllimi i fjalimit të Kokës ishte të motivonte anëtarët e rinj socialistë të ishin aktivë dhe të vlefshëm për shoqërinë, ndryshe nga disa të rinj që nuk janë aktivë por vetëm argëtohen nëpër festa.Por fjalimin kryetarja e FRESSH e nisi keq. E filloi me elozhe për kryetarin socialist, Edi Rama, i cili punon edhe të dielave, dhe e vijoi duke treguar sesi mbrëmjen e së shtunës kishte qenë në një festë, aty kishte qenë dhe ministri Klosi. E vijoi më pas duket treguar sesi në mëngjes ishte zgjuar tek shtëpia e një shoqeje të saj në një pallat me ministrin Tahiri dhe sesi në atë ceremoni kishte ardhur e veshur me veshjen e mbrëmjes pasi nuk kishte pasur mundësi të ndërrohej.Fjalimin e lidhi dhe me një moment të mbrëmjes kur të rinjtë që kishin qënë në atë festë kishin ulëritur me të madhe ‘Të bëfsha gjeneratën’, dhe Getoari që ishte mbreti i skenës dhe këta bien dakord me të".Një fjalim që vërtet ka habitur dhe ministrat që merrnin pjesë në atë ceremoni. Madje Tahiri me Hariton në një moment pyesin njëri-tjetrin se çfarë thotë dhe nuk i kanë hequr sytë nga vajza bionde/Oranews.tv/