Dështon atentati, 200 gr eksploziv në makinën e biznesmenit
Një biznesmen ka arritur ti shpëtojë një atentati me lëndë eksplozivi vendosur në automjetin e tij.Ngjarja ka ndodhur paraditen e së martës, 9 shkurt 2016, në parkimin e Qëndrës Tregtare "Kristal" në Tiranë.Në orën 11.15 në sallën operative të policisë ka mbërritur një telefonatë nga një i ri, punonjës në këtë qendër tregëtare se ne parkimin nëntokësor ka parë një pakon të dyshimtë eksploziv.Menjeherë në vendgjarje kanë mbërritur dhjetra efektivë policie, skuadra Shqiponja dhe forcat xheniere.Në një hapësirë rreth 200 m të qëndrës tregtare u vendos perimetri i sigurisë dhe u evakuan punonjësit dhe banorët e rrugës "Medar Shtylla".Pas 40 minutave pune të forcave xheniere, u krye shpërthimi i kontolluar.Forcat xheniere, efektivet dhe grupet hetimore punuan për të mbledhur provat e këtij atentati të dështuar ndërsa burimet në vendngjarje thotë se eksplozivi ishte vendosur poshtë automjetit.Sasia mbi 200 gr ishte mbështjellë me natriban dhe shpërthimi do të kryej me telekomandë pasi biznesmeni të lëvizte me automjetin e tij.Biznesmeni jetonte ne një apartament me qera pranë qendrës tregtare dhe zakonisht automjeti i tij parkohej në këtë parking.Kryerja e operacionit për çaktivizimin e eksplozivit është ndjekur nga afër Shefi i Policisë së Tiranës ka ndjekur nga afër kryerjen e këtij operacioni.Policia në komunikimin e saj zyrtar konfirmoi se eksplozivi është çaktivizuar nga forcat xheniere dhe se po punohet për të zbardhur shkaqet e këtij atentati.[caption id="attachment_673187" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Vendi ku ishte vendosur pakoja e dyshimte[/caption][caption id="attachment_673186" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Vendi ku ishte vendosur pakoja e dyshimte[/caption][caption id="attachment_673184" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Vendi ku ishte vendosur pakoja e dyshimte[/caption][caption id="attachment_673266" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Forcat e policise ne vendin ku ishte vendosur eksplozivi[/caption][caption id="attachment_673267" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Ekspertet antiekspolizv ne vendin ku ishte vendosur eksplozivi[/caption][caption id="attachment_673152" align="alignnone" width="640"]
Gazetarja e Ora News raporton Live[/caption][caption id="attachment_673156" align="alignnone" width="640"]
Gazetarja e Ora News raporton Live[/caption]https://www.youtube.com/watch?v=KaPlDrQshLE/Oranews.tv/