Përplasen dy trena në Gjermani, deri tani 9 të vdekur, 150 plagosen

9 persona humbën jetën dhe 150 të tjerë u plagosën si pasojë e përplasjes së dy trenave të pasagjerëve në Bavari të Gjermanisë rreth orës 7:00 me orën lokale.Përplasja kokë më kokë ka ndodhur në afërsi të Bad Aibling, një qytet rreth 60 km në jug-lindje të Mynihut. Ekipet e emergjencës, disa prej tyre edhe me helikopter, kanë punuar për orë të tëra për nxjerrjen e viktimave nga vagonët e përmbysur.Sipas operatorit të trenave, të dy mjetet kishin dalë pjesërisht nga shinat, gjë e cila shkaktoi edhe aksidentitn. Kurse Rainer Scharf, i Policisë Federale Gjermane, tha se bazuar në ashpërsinë e aksidentit, shpejtësia e trenave nuk ka qenë e lartë në momentin e përplasjes.Kompania rajonale e trenave tha se aksidenti ishte një goditje e madhe për të, por në prioritetin e saj ishte shpëtimi i jetëve. Viktimat dhe të plagosurit, prej të cilëve rreth 20 në gjendje të rënë u transportuan me varka, gomone e helikopter, për shkak të terrenit, pasi akisdenti ndodhi në afërsi të lumit Mangfall.Në shpëtimin  e pasagjerëve të bllokuar kanë ndihmuar edhe banorët e zonave aty pranë, teksa rrugët përreth u mbyllën. Ministri gjerman i Drejtësisë, Heiko në një postim në “Twitter” ka shprehur ngushëllimet familjarëve të viktimave.3,w=985,c=0.bildaksident hekurudhor ne gjermani aksident hekurudhor ne gjermani aksident hekurudhor ne gjermani 1190550765-aibling-zugunfall-bahnunfall-meridian-QCa6 aksident hekurudhor ne gjermani aksident hekurudhor ne gjermani  3,w=985,c=0.bild Zugunfall-in-Oberbayern_1455005220689853_v0_l _88173464_88173463/Oranews.tv/