Shembulli që duhet të marrë nga princesha e Danimarkës

E vështirë për tu njohur sic duket në këto imazhe por besoni apo jo kjo është princesha e Danimarkës. Princesha Mary, 44 vjece, është fotografuar ditët e fundit teksa shoqëron në shkollë dy binjakët e saj. Asnjë eskortë, asnjë makinë blu dhe nuk ka as dado, por nëna e binjakëve,me origjinë nga Australia, ka vendosur t’i çojë vetë në shkollë fëmijët Vincent dhe Josephine, 5 vjec, këtë mëngjes në Kopenhagen me një bicikletë me kosh përpara. Kjo nuk ishte hera e parë që Mary shoqëronte fëmijët e saj në shkollë por askush nuk e kishte parë të dilte në mes të dëborës me bicikletë. Ky është një mësim që duhet ndjekur nga të gjitha nënat.