Turi në rrethe, Grida Duma: Gjej tabllo të trishtë varfërie
Tablo të trishtë varfërie. Kështu e ka përshkruar Grida Duma në studion e lajmeve të Ora News, realitetin që thotë se po prek gjatë turit të takimeve nëpër Shqipëri.Grida Duma: Ky është realiteti dhe nuk është e udhës të flasim më dhe unë nuk kam zgjedhur nga ato qytete të filloj të flas dhe të bëj propagandë politike. Nuk duhet ti shkojmë më qytetarit vetëm për fushata, është e papranueshme. Me këtë mosbesim që kanë qytetarët te politika në përgjithësi, është detyra jonë të kthejmë besimin te politika njëherë, pastaj të kthejmë të opozita.Në një kohë kur PD, u ka hapur derën e bashkëpunimit shumë forcave politike në opozitë, Grida Duma si sekretare për marrëdhëniet me publikun, vlerëson si bazë luajalitetin e ndërsjelltë dhe kërkon çrrënjosjen e idesë se në pushtet nuk vjen dot pa LSIGrida Duma: Ashtu siç e ofrojmë forcën e madhe dhe luajilitetin që vjen bashkë me këtë forcë të madhe, ashtu duhet të jetë edhe luajiliteti përkundrejt nesh. Unë e di shumë mirë që nuk na i bëni me dëshirë ju dhe askush tjetër, por duhet hequr dorë nga ky keqkuptim, është të krijosh përshtypjen se në pushtet nuk vihet pa LSI.Ndërkohë për analizën e humbjeve në zgjedhje, Grida Duma mbron idensë se jo cdo gjë që ndodh në parti, domosdoshmërisht duhet të jetë publike, duke sjellë në vëmendje terinë e liderit Basha, sipas të cilit në PD nuk ka asnjë të tepërt. Ndërsa për dumën, në PD nuk ekzistojnë të rinj apo të vjetër, por ka kontributorë.Grida Duma: Nuk ka vlerë të diskutojmë sërish dhe sërish mënyrën si e ka menduar kryetari Basha atë filozofinë e tij nuk kemi asnjë demokrat tepër. Për mua, nuk ka të vjetër dhe të rinjë në politikë, ka kontributorë, ka njerëz me performancë të lartë./Oranews.tv/