Bllokohen 2 skafe në brigjet italiane dhe shqiptare, arrestohen dy skafistë

Dy skafe u bllokuan gjatë ditës së hënë, 8 shkurt,  në ujrat e Adriatikut. Fillimisht ishin autoritetet italiane ata që vunë në pranga dy skafistë shqiptarë, ndërsa orë më vonë, edhe policia Kufitare Shqiptare informoi për bllokimin një skafi të ngjashëm. Policia shqiptare informon se mjeti i ndaluar në brigjet italiane nuk ishte regjistruar në regjistrin tonë, ndërkokë mjeti i cili u kap në brigjet e Vlorës ishte regjistruar.Duke u rikthyer në itali, atje mediat raportojnë se skafi që dyshohet se kishte si destinacion brigjet tona u kap pas një ndjekjeje prej 1 orë e 30 minuta në det. Gjatë kësaj kohe, dy skafistët të identifikuar tashmë si shqiptar hodhën në det objekte të ndryshme. ndërsa pas bllokimit në skafin 7 metra të gjatë u gjetën sasi të mëdha benzene, cka përfocon idene se do ndërmerrte një udhëtim.Mediat italiane raportuan se një nga të arrestuarit rezulton me precendenë në fushën e trafikut të drogës.Ora 23:10 Informacion paraprak i policisePolicia Kufitare Shqiptare bllokon një skaf të ngjashëm me skafin e bllokuar nga Policia Italiane. Vazhdojnë aksionet për mbikqyrjen e hapësirës së Adriatikut në dy brigjet e tij.  Policia e shtetit, Policia Kufitare dhe Delta Force po zhvillojnë operacione të koordinuara me homologët italiane. Shkëmbehet informacion në kohe reale dhe verifikohen mjetet që qarkullojnë në dy brigjet.Si rezultat i këtij aktiviteti nga GdF dhe policia italiane u identifikua një mjet me dy shtetas shqiptarë në bord që përpiqej të largohej për në thellësi. Ky mjet nuk është i regjistruar në regjistrin tonë. Gjithashtu  gjatë operacionit të përbashkët , nga Policia Kufitare e Vlorës dhe ajo e qarkut në brigjet e Vlorës,  nga kontrollet e zhvilluara   u identifikua një mjet me dokumenta të parregullta i cili u bllokua. Vijonjë kontrollet  nga Policia Kufitare Durrës, Vlorë,  Sarandë, e në të gjithë  hapësirën detare si dhe në vendbazimet e mjeteve lundrueseOra 21: 17 Bllokimi i skafit me dy shqiptare ne ItaliAgjensitë italiane të informacionit bëjnë me dije se policia financiare italiane e qytetit të Barit në bashkëpunim me atë të qytetit të Tarantos kanë arrestuar dy skafistë shqiptarë pranë  brigjeve të komunës së Kazalabate në provincën e Leces. Dy skafistët po udhëtonin nga brigjet italiane drejt anës tjetër të Adriatikut.Dy shqiptarët me inicialet L.K 34 vjec e R.M 26 vjec po udhëtonin pas orës 22.00 të natës së 6 shkurtit me një skaf të tipit Open , 7 metra i gjatë me dritë të fikura e me lëvizje të dyshimta, e rreth 9 milje larg brigjeve të Kazalabates.Thirjes së rojes bredetare italiane për t'u ndaluar ata i janë përgjigjur duke u larguar me shpejtësi të lartë e ndërsa hidhnin në det objekte nga bordi i skafit të tyre.Për mbi një orë e gjysëm roja bregdetare është vënë në ndjekje të skafistëve, të cilët gjatë një manovre të rrezikshme për t'ju shmangur kapjes janë përplasur me anijen italiane të patrullimit.Gjatë përplasjse një nga skafistët shqiptarë ka përfunduar në det, duke u shpëtuar më pas nga forcat bregdetare italiane. Skafistë i dytë i cili ka vazhduar udhëtimin e tij me skaf u ndalua rreth 16 milje larg ujërave të Kazalabate.Në bordin e skafit të shqitparëe janë gjetur shumë bidona benzine shenjë e një udhëtimi të gjatë të parashikuar prej tyre. U verifikua gjithashtu se motori i skafit nuk ka numër regjistrimi.Në momentin e ndalimit dy personat kanë deklaruar se  janë nënshtetas shqiptarë. Pas kontrollove të rastit, policia italiane ka vërtetuar se shqiptari L.K. 34 vjec është i njohur nga autoritetet italiane për veprën penale të trafikut të lëndëve narkotike , ndërsa shqiptari R.M 26 vjec nuk zotëron leje të rregullt qëndrimi në territorin italian.Mediat italiane informojnë se Policia italiane është në kontakt me Policinë e shtetit shqiptar për zbardhjen e plotë të dinamikës së kësaj ngjarje.Pak ditë më parë një operacion i Policisë finaciare italiane ka cuar në sekuestrimin e 500 kg marijuanë e hedhur në det nga një gomone e dyshuar që po udhëtonte nga Shqipëria drejt Italisë.[caption id="attachment_672896" align="alignnone" width="640"]Ne foto: Skafi i sekuestruar i dy shqiptareve te arrestuar Ne foto: Skafi i sekuestruar i dy shqiptareve te arrestuar[/caption]/oranews.tv/