Fleckenstetin dhe Kukan largohen optimistë, data e negociatave pas reformës
Dy raporterët e PE për Shqipërinë, Eduard Kukan dhe Knut Fleckenstetin, pas takimit me kryeparlamentarin Ilir Meta, kryeministrin Edi Rama dhe kreun e opozitës, Lulzim Basha pavarësisht optimizmit të momentit, se reforma është në udhën e duhur, kanë premtuar ndërmejtësim me dyer të mbyllura, në rast se do të jetë i nevojshëm kur reforma të hyjë në pikën e saj më të nxehtë pas rekomandimeve të Venecias.Knut Fleckenstetin, Raporter i PE për Shqipërinë: Jam i lumtur që nga ajo që dëgjova nga z.Meta, z.Rama e Z.Basha. Ata më bindën se ekziston dëshira për të gjetur një zgjidhje dhe ky është hapi i parë, pas vërejtjeve të Venecias do të shohim se ku janë problemet dhe do tju ndihmojmë, jo vetëm këtu para kamerave.Por fjala optimist mund te jete diplomatike, pasi rekomandimet e Venecias të Marsit duket se do të jenë guri i vërtetë i provës për klasën politike shqiptare. Mesazhi i eurodeputetëve, ishte i drejtpërdrejtë, data e hapjes së negocitave, ka kalendar reformën në drejtësi.Eduard Kukan, Raporter i PE për Shqipërinë: Shqipëria është vend kandidat. Në mënyrë që te marrë një datë për hapjen e negocitave, ka disa pritshmëri për Shqipërinë dhe më e rëndësishmja që duhet implementuar është reforma në drejtësi.Knut Fleckenstetin, Raporter i PE për Shqipërinë: Në pak javë në PE, diskutohet raporti im për Shqipërinë. Do të kërkoj që KE të ketë një mision monitoruese që të shohë çfarë do të ndodhë me zbatimin e saj. Reforma nuk bëhet as për të kënaqur zonjën Merkel, as për të kënaqur zotin Junker, por për qytetarët shqiptarë. Prokurorite dhe gjykatat duhet te jene të pavarura. Nuk mund të jap një koment, se si do ta trajtoje paralmenti këtë çështje.Dy eurodeputetët shmangën komentet direkte për çështjen e Byrosë së Hetimit në konferencen per shtyp, por më herët, zoti Fleckenstetin në përgjigje të Ora News tha se më me rëndësi, është pavarësia e këtij institucioni.Knut Fleckenstetin: Prokurorite dhe gjykatat duhet te jene të pavarura. Nuk mund të jap një koment, se si do ta trajtoje paralmenti këtë çështje.Në konferencën me eurodeputetët, kryetari i Kuvendit Ilir Meta, vuri theksin në nevojën e roformës në drejtësiIlir Meta: Ligji tashmë ka hyrë në fuqi dhe sëbashku edhe me vendimet e tjera që kuvendi po punon në mënyrë konsensuale do të bëjë që zbatimi i tij të nisë brenda dy muajsh.Gjatë takimit që kemi pasur kemi shkëmbyer mendime për ecurinë e reformave ku fokusi ka qenë përparimi i mëtejshëm për reformën në drejtësi. E kemi quajtur të nevojshme për të ngritur në standard funksionimin e shtetit ligjor.Kemi diskutuar edhe për cështje të tjera që kanë të bëjnë në përmbushjen e detyrimeve për integrimin europian. Falenderoj dy grupet e PE për vëmendjen e vazhdureshme që kane treguar per Shqiperine.Dy eurodeputetët u takuan edhe me kryedemokratin Lulzim Basha, i cili u shpreh se PD, është e hapur për dialog me shumicën për reformën në drejtësi.Lulzim Basha: Për reformën në drejtësi përsërita vullnetin e opozitës për një bashkëpunim të hapur dhe pa kushte me maxhorancën në frymën e konsensusit politik, për të prodhuar një reformë në drejtësi e cila lufton korrupsionin por pamundëson kapjen politike dhe vendosjen e gjyqtarëve dhe prokurorëve në shërbim të qeverisjes, qeverisë apo kryeministrit aktual apo kushdo qoftë ai. Në këtë kuadër theksova rëndësinë që merr dialogu politik.Raporterët e PE, zhvilluan një takim edhe me kryeministrin Edi Rama, dhe me ambasaodren e BE në Tiranë, Romana Vlahutin.[caption id="attachment_672862" align="alignnone" width="640"]
Fotoja nga: Franc Zhurda[/caption]