Aktet për Dekriminalizimin, PS-PD: Pritet të miratohen brenda marsit
Komisioni i Posaçëm Parlamentar për Dekriminalizimin, ka nisur punën për hartimin e akteve nënligjore që e bëjnë të aplikueshëm ligjin e miratuar me konsensus në parlament. Për këtë proçes, përfaqësuesit e forcave politike, do të marrin praktika më të mira ligjore të përdorura nga agjensitë qeveritare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe këtij qëllimi i shërbeu prezantimi që Donald Lu me ekspertët e Ambasadës amerikane iu bëri këtyre praktikave para Komisionit.Ambasadori, Donald Lu, në kuadër të hartimit të akteve nënligjore për dekriminalizimin, ka ndërmarrë një tjetër angazhim, duke i dhënë ekspertëve shqiptarë praktikat më të mira ligjore të përdorura nga agjensitë qeveritare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për të verifikuar figurën e politikanëve dhe zyrtarëve shtetërorë.Këto praktika Ambasdori amerikan bashkë me ekspertët e tij, preferoi t'ia prezantojë vetë Komisionit të Posaçëm Parlmentar, në një mbledhje me dyer të mbylluar në të cilën ai qëndroi vetëm 20 minuta.“Prezantimi u organizua nga Ambasada e SHBA, në mbështetje të përpjekjeve të Shqipërisë për të zbatuar ligjin e dekriminalizimit të miratuar së fundi. Ambasada mirëpret përpjekjet e parlamentit për të zhvilluar më tej aktet nënligjore të këtij ligji të rëndësishëm, dhe mbështet me forcë zbatimin e plotë të ligjit për dekriminalizimin”.Bylykbashi: Është caktuar nga Kuvendi që një strukturë e Kuvendit bashkë me përfaqësuesit e komisionit të përgatisin aktet. Brenda dy muajsh ne duhet të përfundojmë.Balla: Do të hartohen dhe miratohen nga kuvendi sepse ja kemi lënë këtë kopetencë parlamentit ti miratojë ato. Kemi filluar një punë intensive, konsultime me ekspertë që e njohin mirë procesin e kontrollit dhe të vlerësimit. Do të bëhen gati draftet pastaj do të kalohen në procedurën parlamentare me qëllim që brenda muajit shkurt, mesi i marsit ti kemi gati ti kalojmë në parlament që procesi shumë i rëndësishëm i integritetit të personave që synojnë së sillen apo të mbajnë një pozicion public të japing rezultatet e pritura nga i gjithë publiku. Rama: Shkëmbyem mendime për përvojat amerikane, në mënyrë të veçantë për të gjithë proçesin e verifikimit të aplikantëve për vende pune me karakter sensitiv.Përfaqësuesit e Komisionit Parlamentar për Dekriminalizimin thanë se aktet nënligjore që do të bëjnë të zbatueshëm ligjin do të përgatiten brenda pak javësh, duke i hapur në këtë mënyrë rrugën kalimit të administratës në sitën e dekriminalizimit.