Transferimi i Urgjencës së Tiranës, LSI dhe PD kundër: Sjell kaos në shërbim

Urdhri i Ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj për transferimin e personelit mjekësor të Urgjencës së Tiranës është konsideruar nga opozita si akt korruptiv që sjell kaos të këtij shërbimi.Deputetja demokrate, njëherësh kryetare e Komisionit të Shëndetësisë Albana Vokshi tha se Ministri Beqaj ka shkelur rregulloren e Kuvendit, duke refuzuar të përballet me mjekët në Komisionin Parlamentar.Vokshi:Shqetësimin për shkeljen flagrante të Kushtetutës nga ana e Ministrit, neni 80 pika 3 për refuzimin për të ardhur dhe për të dhënë informacione për shpërbërjen e Urgjencës së Tiranës. Të siguroj që do ja përcjell Kryeministrit me anë të një shkrese.Mjekët e Urgjencës së Tiranës thanë se shpërndarja në spitalet universitare humb misionin e dhënies së ndihmës së parë.Mjeku: U vonojmë ndihmën mjekësore 300 mijë banorëve. Mjeku: Çfarë urgjencash presin ata kur nuk kanë një staf urgjence?Lëvizja Socialiste për Integrim, aleati kryesor në Qeveri ka kërkuar anullimin e urdhrit të Ministrit të Shëndetësisë.Vasili: Ku gabon Ministria e Shëndetësisë? Gabon në faktin sepse ka hedhur konceptin e Qendrës Kombëtare të Urgjencës, një Qendër e cila nuk ka përfunduar ende, nuk është formësuar dhe nuk ka marrë funksionet e saj ende. Ndërkohë që ne nuk kemi kohën, ne po shpërbëjmë pjesët e trupit?Replikat për mjekët, opozitën dhe kritikët e këtij proçesi, Ministri Beqaj ka preferuar ti bëjë në një nga zyrat e tij në Ministri.Beqaj: Do ta reformojmë thellësisht sistemin e Urgjencës Mjekësore. Jemi angazhuar në Programin e Qeverisë, e kemi analizuar dhe studiuar në dy vjet dhe kemi një vendim Qeverie që krijon Qendrën Kombëtare të Urgjencës Mjekësore. Për herë të pare finacimi i Urgjencës Mjekësore është Program i veçantë buxhetor.Prej dy ditëve personeli mjekësor ka protestuar duke refuzuar shpërndarjen sipas një liste emërore në tre spitale: Në QSUT, spitalin e Traumës dhe  në spitalin “Shefqet Ndroqi”