Mimoza Hafizi: Drejtimi i partisë në Shkodër është bërë sipas orekseve të deputetëve

Sot, Blushi mori mbështetjen e hapur të deputetes së qarkut të Shkodrës, Mimoza Hafizi e cila tha se do jetë në  krah të Blushit për të kërkuar garë për kryetarin e partisë.Hafizi, këmbëngul se nuk ndihet e rrezikuar nga mbështetja që po i jep Blushit, edhe kur në vëmendje i sjellin mbështetësit e Blushit si pjesë e Lëvizjes për Mendimin Ndryshe, që tani janë jashtë Partisë Socialiste“Unë fatin tim personal nuk e kam lidhur absolutisht me jetën politike. Kam dhe jetën universitare por o besoj kauzës dhe lirisë time”Deputetja Hafizi, shpërthen në kritikia edhe për emërimet e bëra në qarkun e Shkodrës“Drejtimi i partisë në Shkodër është bërë në mënyrë të komanduar dhe sipas orekesve të deputetëve të ndryshëm”Mimoza Hafizi u caktua nga kryesocialisti Edi Rama e para në listën e deputetëve të qarkut të Shkodrës, që vetë kreu i selisë rozë do ta vuloste si një shenjë reflektimi të tijën. Hafizi kishte qenë një zë kundër edhe për shkaterrimin e armëve kimike në Shqipëri./Oranews.tv/