Shpërthimi i bombolës, Balliu: Të merren masa për shitjen e këtyre artikujve
Nën kryetari i Bashkisë së Pogradecit Polikron Balliu tha pas ngjarjes së ndodhur në Beragozhd se duhen të merren masa për çertifikimin e këtyre organeve që shesin artikuj të tillë. Nga QSUT Balliu tha për mediat se shkak i shërpërthimit ka qenë rrjedhja e gazit në një prej bombolave.Polikron Balliu: Nga ngjarja e ndjeshme tre persona janë nisur nga banorët e zonës në spitalin e Korçës, dy kanë mbërritur në Tiranë ndërkohë pritet të vijë edhe personi i tretë. Nga këta të tre, njëri prej tyre është në gjëndje më të rënduar.Bashkia ofron mbështetje të vazhdueshme, po ashtu kemi cuar një grup pune për të evidentuar ngjarjen në vend.Kjo është një ngjarje që organet kompetente duhet të vënë në lëvizje dhe të bëhen eficente për certifikimin e këtyre organeve ose njësive që shesin këto artikuj. Mesa jemi vene ne dijeni shpërthimi ka ardhur si pasojë e një rjedhje gazi. Pasi ky ishte një lokal shërbimi ku kanë qenë këto artikuj ne kete lokal.