Sterkaj: Ka dalë moda e koncesionit. Të mos jepet edhe kjo e kamerave, Luan Rama flet për bllokim
Debate në Komisionin e Sigurisë për pr/ligjin për masat shtesë të sigurisë publike. Deputeti socialist Paulin Sterkaj por dhe deputeti i LSI-së Luan Rama kanë shprehur rezerva.Paulin Sterkaj mësohet të ketë thënë: Rrezikojnë të kthehen në klienteliste. Ka dalë moda e koncesionit. Të mos jepet edhe kjo e kamerave. Vendosja e kamerave ka kosto për biznesin. Shteti ta rregullojë me ligj për ambientet publike kush do i vendosë kamerat"Opozita nuk është e vetmja që i ka bërë qëndresë të fortë ligjit të ri për masat shtesë të sigurisë publike, por dhe mazhoranca gjithashtu.Në diskutimin nen për nen në Komisionin Parlamentar të Sigurisë publike, deputeti i LSi-së Luan Rama ishte i prerë kur paralajmëroi se do të bllokojë ligjin e ri nëse ai nuk shoqërohet me një relacion që parashikon kostot e biznesit për vendosjen e kamerave.Luan Rama: Të vijë në Parlament dhe diskutimi në Kuvend, edhe kostoja e përgjithshme që do të kenë bizneset private, por edhe institucionet publike, sepse do ta vendosim nëpër shkolla.E duke nënvizuar rrezikun që ky ligj të kthehet në klientelizëm, një tjetër zë nga mazhoranca, deputeti Paulin Sterkaj, hodhi dyshime për mundësinë e dhënies me konçesion edhe të kamerave të sigurisë.Paulin Sterkaj: Edhe kjo puna e kamerave do të kthehet në biznes. Këtij biznesi ne do ti ruhemi sepse do vendoset me vendim të Këshillit të Ministrave, x- kamera dhe dikush tjetër ka për të vendosur përsëri një x-kamer dhe do detyrohen me e pagu shqiptarët, taksapaguesit atë vlerë që realisht ne duhet të jemi shumë të vëmendshëm.Opozita nga ana e saj, drejtoi gishtin ndaj minitrisë së brendshme që siç tha ajo po rëndon xhepat e qytetarëve pa u bazuar në një model europian.Asllan Dogjani: Kostoja do të jetë e madhe mbi qytetarët shqiptarë, mbi biznesin, mbi familjet.Ligji i ri për masat shtesë të sigurisë publike është miratuar në parim dhe do të shqyrtohet në seancën plenare vetëm nëse plotëson më parë relacionin e kostove që do të ketë për biznesin instalimi i kamerave.Në ligj thuhet gjithashtu se modeli i tij nuk është përshtatur me legjislacionin e BE, çka përbën edhe një tjetër pikë të nxehtë që ka sjellë ndasitë mes palëve politike.