Mbarimi i mandatit, PD: Rama mbron nga drejtësia Koço Kokëdhimën
PD i është rikthyer akuzës ndaj kryeministrit Edi Rama se po ushtron presion ndaj Gjykatës Kushtetuese për të mbrojtur mandatin e deputetit Koço Kokëdhima.Deputeti demokrat Eduard Halimi tha se Gjykata Kushtetuese nuk zbardh vendimin e saj për këtë çështje çka e mundëson deputetin socialist të mbajë mandatin e ligjvënësit pavarësisht shkeljeve të Kushtetutës.Halimi: Parlamenti mbylli sytë para shkeljeve të Kushtetutës dhe doli në mbrojtje të milionave të Kokëdhimës. Vitin e kaluar, Gjykata Kushtetuese e shpalli këtë vendim të parlamentit, si në kundërshtim flagrant me Kushtetutën, duke kërkuar dërgimin e Kokëdhimës para drejtësisë. Çështja ka mbetur pezull, pasi nën presionin e Edi Ramës, ky vendim ende nuk është zbardhur dhe nuk është bërë efektiv.Ndaj i kërkojmë Gjykatës Kushtetuese të zbardhë sa më shpejt vendimin, pasi çështja ka të bëjë me korrupsionin shteteror, me oligarkine dhe oligarket, me kapjen e shtetit, ndaj ky rast është e një rëndësie të madhe publike.Sipas deputetit Eduard Halimi vendimi për rastin Kokëdhima i hap rrugën mbarimit të mandateve të tjera që janë kapur në shkelje të KushtetutësHalimi: Prej mbrojtjes që Rama i bën Kokëdhimës po përfitojnë dhe deputetet e tjere te Rames, Leskaj e Suli, edhe ata të kapur në flagrance, pasi familjarët e tyre kanë përfituar miliona nga fondet publike.Fshehja e deputeteve ndaj drejtesise, ndërhyrjet e presionet ndaj gjyqtareve e prokuroreve, janë modeli që ka Edi Rama për drejtësinë.