Urdhëri i ministrit Beqaj për transferimin e personelit të Urgjencës së Tiranës
Ora News ka siguruar urdhrin e ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj për transferimin e personelit të Shërbimit të Urgjencës së Tiranës.Sipas urdhërit të ministrit Beqaj janë mjekët, infermierët dhe shoferët e Urgjencës që do të transferohen në spitalin “Nënë Tereza”, spitalin “Shefqet Ndroqi” dhe në Spitalin e Traumës.Po ashtu, ministri ka urdhëruar se Shërbimi i Urgjencës Mejkësore Tiranë deri në fillimin e funksionimit të Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore do të vazhdojë të funksionojë në ambientet e tasnishme të saj.Pagesa e personelit të bëhet mbështetur në vendimin numër 555 11.8.2011 për miratimin e strukturës dhe nivelit të pagave në sistemin e Ministrisw së ShëndetësisëPër zbatimin e këtij urdhëri janë ngarkuar QSUT-ja, spitali “Shefqet Ndroqi” dhe Spitali i Traumës.
