Rrugët e paasfaltuara, në mes të qytetit të Kukësit

Lagjia nr 3 e Kukësit, shumë pranë qendrës së qytetit, prej vitesh është e rrethuar nga rrugë tejet të dëmtuara. Si të mos mjaftonte gjendja e rrugëve, në këtë lagje mungon edhe ndriçimi.Kjo lagje, një nga zonat më të populluara të Kukësit, ka mungesë të theksuar infrastrukture. Rrugët përveçse të dëmtuara dhe me gropa, gjatë orëve të mbrëmjes u mungon ndriçimi.Të revoltuar, banoret thonë se e kanë shumë të vështirë të qarkullojnë si në kohë me shi edhe me diell, pasi prej të paktën 20 vjetësh nuk është ndërhyrë  për rehabilitimin e tyre.Banorët  thonë: Rrugë, mes qytetit në këtë gjendje katastrofike. Asnjë nuk ka vënë dorë. Është për turp rruga mes qytetit të Kukësit. Rruga mbushet plot me ujë kur është shi dhe nxënësit duhet të kalojnë me çizme peshkimi.Rreth 1 vit me parë, bashkia e Kukësit ndërhyri në disa  lagje të qytetit për sistemimin e rrugëve të brendshme, por pa u shtrirë investimi në lagjet numer 3, 7,  lagjen e re dhe Bozhe që ende sot jane te paasfaltuara dhe pa ndriçim.kukes rruga me balte1 kukes rruga me balte2 kukes rruga me balte3 kukes rruga me balte4