Pastrimi i Gjanicës, qytetarët: Nëse ndërhyhej më herët, s'do përmbyteshim
Qytetarët e Fierit kërkojnë që ndërhyrja në Gjanicë të vijojë përgjatë gjithë gjatësisë së saj, pasi vetëm në këtë mënyrë do shmangen përmbytjet. Vetëm gjashtë muajt e fundit, zonat pranë Gjanicës në Fier janë përmbytur të paktën 3 herë.Ndërhyrja për thellimin dhe pastrimin e lumit Gjanicë, i cili muajt e fundit ka përmbytur disa herë lagjet e Fierit, po vijon prej ditësh. Tashmë mjetet e bashkisë po ndërhyjnë në vendin e njohur si ura me pasarela dhe ura metalike, dy zona ku Gjanica dilte fillimisht nga shtrati. Qytetarët e Fierit thonë se prej 25 vitesh shtrati i lumit ka qenë i mbushur me mbeturina inertesh nga ndertimet pranë tij, ndërkohë që që kërkojnë që ndërhyrja të përshkojë të gjithë Gjanicën.Qytetarët thonë : Të ishte bërë me kohë nuk do të kishte pasoja qyteti i Fierit. Po të ishte bëre më përpara nuk do të kishte mbytje. Për një pastrim të tillë do ishte çdo gjë në rregull. Pastrimi është rruga më e mirë se ne i bllokuam të gjitha përrenj e lumenj.Aktualisht nga grykëderdhja e lumit Gjanica që bashkohet me lumin Seman janë pastruar nga të dyja anët duke zgjeruar e thelluar shtratin në një gjatësi prej 6.5 km.